ItaliaItalia zgjat uljen e akcizës për karburantet deri më 1 maj – qeveria shpenzon 500 milionë euro
2 min čitanja
Italia
Italia zgjat uljen e akcizës për karburantet deri më 1 maj – qeveria shpenzon 500 milionë euro
💡 Reakcije čitalacaUčitavamo…
Qeveria e Giorgia Melonit ka vendosur të zgjasë deri më 1 maj uljen e akcizës për karburantet, në një përpjekje për të frenuar rritjen e çmimeve në pompa, që është përshpejtuar nga lufta dhe tensionet në Lindjen e Mesme.Vendimi u miratua të premten nga Këshilli i Ministrave dhe u bë i ditur nga ministri italian i Ekonomisë, Giancarlo Giorgetti, i cili tha se masa e re do t’i kushtojë shtetit rreth 500 milionë euro.Ulja e akcizës, e miratuar fillimisht më 18 mars dhe që do të përfundonte më 7 prill, u jep aktualisht italianëve një zbritje prej 25 centësh për litër për benzinën dhe naftën, ndërsa për GLP-në zbritja është 12 centë për litër.Faza e parë e kësaj mase i ka kushtuar qeverisë rreth 528 milionë euro, transmeton Telegrafi.Dekreti i ri parashikon gjithashtu masa të veçanta për sektorin bujqësor. Fermat do të përfitojnë një kreditim tatimor prej 20 për qind, i cili ishte miratuar më herët për sektorin e peshkimit.Ndërkohë, për transportuesit rrugorë dhe peshkatarët është parashikuar një kredi tatimore prej 28 për qind për blerjet e naftës.Giorgetti tha se rreth 200 milionë euro të kostos së masës do të mbulohen nga rritja e të ardhurave nga TVSH-ja, ndërsa 300 milionë euro do të sigurohen kryesisht nga fondet e papërdorura të skemës ETS për emetimet e CO₂.Por pavarësisht uljes së akcizës, çmimet në pompa kanë vazhduar të rriten, të ndikuara nga rritja e çmimit të naftës dhe përshkallëzimi i konfliktit në Lindjen e Mesme.Tensionet rreth Ngushticës së Hormuzit, përmes së cilës kalon rreth një e pesta e naftës globale, kanë shtuar presionin mbi tregjet energjetike dhe çmimet e karburanteve në Evropë.Sipas të dhënave të Ministrisë italiane të Mjedisit, javën e kaluar çmimi mesatar ishte 1.733 euro për litër për benzinën dhe 2.032 euro për litër për naftën. Krahasuar me periudhën para sulmeve amerikane dhe izraelite ndaj Iranit, benzina është rritur me rreth 6 centë për litër, ndërsa nafta me 31 centë.Organizata italiane e konsumatorëve Codacons ka kritikuar vendimi
Te
TelegrafiIzvorni izdavač
Imaš stručno mišljenje ili uvid iz prve ruke?
Pošalji svoju analizu, reakciju ili repliku i pridruži se mreži nezavisnih autora Balkan.news.