Skip to comments
Događaj u razvoju
Fifa

Përplasje e madhe mes FIFA-s dhe UEFA-s, akuzat për Infantinon marrin kthesë të re

FIFA ka ndërmarrë një sulm të ashpër ndaj UEFA-s, duke e akuzuar organizatën evropiane për zhvillimin e një “fushate dezinformimi” kundër presidentit Gianni Infantino.Përplasja lidhet me planin tashmë të braktisur të FIFA Forward Enterprise (FFE), përmes të cilit ishte propozuar krijimi i një kompanie të re që do të lejonte investitorët privatë të merrnin pjesë në të drejtat komerciale të Kupës së Botës dhe garave të tjera të FIFA-s. Plani u tërhoq pas reagimeve të shumta kundërshtuese.UEFA, ndërkohë, ka kërkuar nga një gjykatë federale në SHBA qasje në dokumente dhe dëshmi që synon t’i përdorë në kuadër të një rasti të mundshëm penal në Zvicër ndaj Infantinos. UEFA ka pretenduar se procesi rreth FFE-së mund të ketë përfshirë keqmenaxhim kriminal dhe se vendimi për strukturën e planit është marrë pa konsultime të mjaftueshme me organet përkatëse të FIFA-s. Në përgjigjen e saj në gjykatë, FIFA i ka hedhur poshtë këto pretendime dhe ka akuzuar UEFA-n se po përdor procedurat ligjore për ta dëmtuar Infantino-n.“Me asnjë bazë, UEFA sugjeron se zoti Infantino ka kërkuar të përfitojë personalisht nga propozimi i FFE-së”, thuhet në dokumentin e FIFA-s.Avokatët e FIFA-s kanë pretenduar gjithashtu se UEFA po përpiqet të ndikojë në zgjedhjet presidenciale të FIFA-s, të cilat pritet të zhvillohen në mars të vitit të ardhshëm.“Gjykata duhet të refuzojë çdo përpjekje për të ndikuar në zgjedhjet presidenciale të FIFA-s mbi këto baza”, thuhet më tej në dokument./Telegrafi/

Objavljeno · 2 min čitanja

Slika uz članak: Përplasje e madhe mes FIFA-s dhe UEFA-s, akuzat për Infantinon marrin kthesë të reFoto: Telegrafi

Iz objave izvora

FIFA ka ndërmarrë një sulm të ashpër ndaj UEFA-s, duke e akuzuar organizatën evropiane për zhvillimin e një “fushate dezinformimi” kundër presidentit Gianni Infantino.Përplasja lidhet me planin tashmë të braktisur të FIFA Forward Enterprise (FFE), përmes të cilit ishte propozuar krijimi i një kompanie të re që do të lejonte investitorët privatë të merrnin pjesë në të drejtat komerciale të Kupës së Botës dhe garave të tjera të FIFA-s. Plani u tërhoq pas reagimeve të shumta kundërshtuese.UEFA, ndërkohë, ka kërkuar nga një gjykatë federale në SHBA qasje në dokumente dhe dëshmi që synon t’i përdorë në kuadër të një rasti të mundshëm penal në Zvicër ndaj Infantinos. UEFA ka pretenduar se procesi rreth FFE-së mund të ketë përfshirë keqmenaxhim kriminal dhe se vendimi për strukturën e planit është marrë pa konsultime të mjaftueshme me organet përkatëse të FIFA-s. Në përgjigjen e saj në gjykatë, FIFA i ka hedhur poshtë këto pretendime dhe ka akuzuar UEFA-n se po përdor procedurat ligjore për ta dëmtuar Infantino-n.“Me asnjë bazë, UEFA sugjeron se zoti Infantino ka kërkuar të përfitojë personalisht nga propozimi i FFE-së”, thuhet në dokumentin e FIFA-s.Avokatët e FIFA-s kanë pretenduar gjithashtu se UEFA po përpiqet të ndikojë në zgjedhjet presidenciale të FIFA-s, të cilat pritet të zhvillohen në mars të vitit të ardhshëm.“Gjykata duhet të refuzojë çdo përpjekje për të ndikuar në zgjedhjet presidenciale të FIFA-s mbi këto baza”, thuhet më tej në dokument./Telegrafi/

Ovo je sažetak vijesti. Cijeli članak pročitajte na Telegrafi.

Objasni ovaj članak

Otvorite jedan od pregleda ispod za sažete, citirane odgovore izvedene iz podataka koje BalkanNews prikuplja o ovom članku.

Puls čitalaca

Kako doživljavaš ovu vijest?

Učitavanje reakcija…

Učitavanje ankete…

Hronologija

Učitavanje hronologije.

Kako je nastao ovaj članak?

  • Učitavam podatke o nastanku članka.
Učitavanje...