PraćenoSačuvano
BS
Napiši stav / Postani autor
BS
Prishtina lokaleKuvendi i Prishtinës miraton buxhetin për vitin 2027
1 min čitanja
Prishtina lokale

Kuvendi i Prishtinës miraton buxhetin për vitin 2027

Reakcije čitalacaUčitavamo…

Kuvendi Komunal i Prishtinës ka miratuar propozim-buxhetin për vitin 2027, pas debateve dhe kundërshtimeve të shprehura gjatë seancës.Buxheti është miratuar me 31 vota për, 12 kundër dhe asnjë abstenim - në vlerë 161 milionë euro, raporton Telegrafi.Gjatë diskutimeve, kundërshtime ka shprehur grupi i asamblistëve të Lëvizjes Vetëvendosje në Prishtinë.Kryesuesi i grupit të LVV-së në Kuvendin Komunal, Gëzim Sveçla, ka deklaruar se grupi i tij nuk e ka mbështetur buxhetin, duke pretenduar se dokumenti përmban shkelje ligjore.Në fjalën e tij, Sveçla ka kritikuar edhe planifikimin e një projekti në zonën e sheshit “Xhorxh Bush”, për të cilin ka thënë se kap vlerën mbi shtatë milionë euro.Ai ka drejtuar akuza ndaj grupit të PDK-së, duke thënë se gjatë fushatës së Zgjedhjeve Lokale ishte premtuar hapja e rrugës që aktualisht planifikohet të shtrihet nga sheshi “Xhorxh Bush” deri te Posta e Madhe.Buxheti i Komunës së Prishtinës për vitin 2027 tashmë është pjesë e planifikimit financiar të kryeqytetit për vitin e ardhshëm. /Telegrafi/

Te
TelegrafiIzvorni izdavač

Imaš stručno mišljenje ili uvid iz prve ruke?

Pošalji svoju analizu, reakciju ili repliku i pridruži se mreži nezavisnih autora Balkan.news.

Pridruži se autorima →
Izvor: Telegrafi

Kuvendi Komunal i Prishtinës ka miratuar propozim-buxhetin për vitin 2027, pas debateve dhe kundërshtimeve të shprehura gjatë seancës.Buxheti është miratuar me 31 vota për, 12 kundër dhe asnjë abstenim - në vlerë 161 milionë euro, raporton Telegrafi.Gjatë diskutimeve, kundërshtime ka shprehur grupi i asamblistëve të Lëvizjes Vetëvendosje në Prishtinë.Kryesuesi i grupit të LVV-së në Kuvendin Komunal, Gëzim Sveçla, ka deklaruar se grupi i tij nuk e ka mbështetur buxhetin, duke pretenduar se dokumenti përmban shkelje ligjore.Në fjalën e tij, Sveçla ka kritikuar edhe planifikimin e një projekti në zonën e sheshit “Xhorxh Bush”, për të cilin ka thënë se kap vlerën mbi shtatë milionë euro.Ai ka drejtuar akuza ndaj grupit të PDK-së, duke thënë se gjatë fushatës së Zgjedhjeve Lokale ishte premtuar hapja e rrugës që aktualisht planifikohet të shtrihet nga sheshi “Xhorxh Bush” deri te Posta e Madhe.Buxheti i Komunës së Prishtinës për vitin 2027 tashmë është pjesë e planifikimit financiar të kryeqytetit për vitin e ardhshëm. /Telegrafi/

Mreža izvora

Učitavamo…

Ovo je sažetak vijesti. Cijeli tekst dostupan je kod izvornog izdavača. Pročitaj na izvornom portalu ↗

Učitavamo…
Kontekstualne leće

✦ Kontekstualne leće

Učitavamo…

Kako je nastao ovaj članak?

Učitavanje podataka o nastanku članka…

Balkan · Puls čitalaca0 glasova

Učitavamo…

Učitavanje diskusije…