Prishtina lokaleMurseli ngre dyshime për keqpërdorim të parasë publike dhe nepotizëm në Fushë Kosovë
2 min čitanja
Prishtina lokale
Murseli ngre dyshime për keqpërdorim të parasë publike dhe nepotizëm në Fushë Kosovë
💡 Reakcije čitalacaUčitavamo…
Asamblisti i PDK-së në Kuvendin Komunal të Fushë Kosovës, Valon Murseli, ka ngritur një sërë shqetësimesh gjatë seancës së Kuvendit Komunal, duke kërkuar përgjigje nga kryetari i komunës dhe drejtoritë përkatëse për disa çështje që lidhen me shpenzimet publike, arsimin, infrastrukturën dhe shërbimet komunale.Murseli ka thënë se grupi i PDK-së, para rreth dy muajsh, ka dorëzuar tri kërkesa për auditim, por sipas tij ende nuk ka marrë përgjigje.“Po bëhen tash e 2 muaj që si grup i PDK-së kemi dërguar tri procese për Auditimin dhe asnjë përgjigje”, ka shkruar Murseli.Ai ka ngritur dyshime edhe lidhur me një pagesë prej 2 mijë eurosh për një familjar të një anëtari të zyrës, për të cilën ka thënë se ishte bërë për “Hartimin e Projektit Landscape për Revitalizimin e Oborrit të një shkolle publike në FK”.Murseli ka pretenduar se në disa procese ka dyshime për “keqpërdorim të detyrës zyrtare dhe dëmtim të buxhetit”, duke përmendur projektet për digjitalizim dhe pompa termike.Sa i përket projektit për pompa termike, ai ka pretenduar se vlera e tij është rritur nga 800 mijë euro në 1.1 milion euro dhe më pas në 1.47 milion euro.“Po në vend se këto kritere të hiqen, Pushteti bëri të kundërtën! Shkon dhe e rrit vlerën e këtij projekti nga: 800 mijë – 1.1 milion – 1.47 milion”, ka shkruar ai.Murseli ka ngritur pyetje edhe për arsyen e kësaj rritjeje, duke pretenduar se në projekt nuk do të vendosen radiatorë.“Qka ndryshoj kaq shumë? Pse kjo shumë u rrit dyfish, kur në këtë projekt nuk do të vendosen as RADIATORET?”, ka deklaruar ai.Asamblisti i PDK-së ka paralajmëruar se për këto çështje do t’u drejtohet organeve të drejtësisë.“Për të gjitha këto raste në ditët në vazhdim do t'ju drejtohemi organeve të drejtësisë dhe ju bëj thirrje anëtarëve të komisioneve të keni kujdes në vlerësim sepse do të thirreni në përgjegjësi”, ka shkruar Murseli.Në një pjesë tjetër të diskutimit, ai ka ngritur pretendime për nepotizëm në Ndërmarrjen Lokale të Fushë Kosovës. Murseli ka thënë se në konk
Te
TelegrafiIzvorni izdavač
Imaš stručno mišljenje ili uvid iz prve ruke?
Pošalji svoju analizu, reakciju ili repliku i pridruži se mreži nezavisnih autora Balkan.news.