PdkPDK i bën thirrje Qeverisë: Të dërgohet sa më parë në Kuvend ligji për Specialen
2 min čitanja
Pdk
PDK i bën thirrje Qeverisë: Të dërgohet sa më parë në Kuvend ligji për Specialen
💡 Reakcije čitalacaUčitavamo…
Partia Demokratike e Kosovës ka kërkuar nga Qeveria që sa më shpejt ta procedojë në Kuvend Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara të Kosovës. Nisma ligjore tashmë i është dërguar Qeverisë për shqyrtim. Kërkesa është bërë nga kryetari i Grupit Parlamentar të PDK-së, Arian Tahiri, i cili tha se Qeveria nuk duhet ta zvarrisë procesin dhe se projektligji duhet të kthehet në Kuvend për shqyrtim dhe votim.“Kuvendi i Republikës së Kosovës duhet të nisë pa vonesë procedurat për plotësimin dhe ndryshimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara. Qeveria e Kosovës nuk duhet të guxojë ta zvarrisë këtë proces”, tha Tahiri në një konferencë për media. Ai kërkoi gjithashtu mbështetje institucionale dhe financiare për ekipet mbrojtëse dhe u bëri thirrje partive politike për, siç tha, maturi dhe përgjegjësi në këtë proces.Ne, si përfaqësues të popullit, thjesht po e përcjellim kërkesën e qytetarëve. Ata burra që dhanë kontributin e tyre që ne të jetojmë të lirë, duhet të jenë sa më shpejt të lirë dhe të dëshmohet e vërteta për luftën tonë çlirimtare. Nuk do të ndalemi. Si Grup Parlamentar dhe si Parti, do të bëjmë më të mirën për të kontribuar në këtë proces”, shtoi ai. Ndërkohë, deputeti i PDK-së, Përparim Gruda, tha se ndryshimet e propozuara, sipas tij, nuk cenojnë detyrimet që Kosova ka marrë përmes amendamenteve kushtetuese dhe marrëveshjes së ratifikuar me Bashkimin Evropian.Gruda argumentoi se projektligji synon të krijojë mundësi për trajtimin e çështjeve të caktuara juridike brenda sistemit të Kosovës. Ai kërkoi që Qeveria ta procedojë sa më shpejt nismën në Kuvend.“Ligji është hartuar me një ekspertizë të lartë të njerëzve që kanë punuar në PDK, jashtë PDK-së. Kjo nuk do të thotë që nuk jemi të hapur të dëgjojmë opinione tjera për ta përmirësuar cilësinë e ligjit. Asnjë zyrë administrative e qeverisë dhe asnjë zyrë tjetër kudo qoftë brenda institucioneve të Kosovës, nuk ka të drejtë të mbajë peng vullnetin e popullit të Kosovës dhe të d
Te
TelegrafiIzvorni izdavač
Imaš stručno mišljenje ili uvid iz prve ruke?
Pošalji svoju analizu, reakciju ili repliku i pridruži se mreži nezavisnih autora Balkan.news.