Koreja e veriutSeuli: Minat e Koresë së Veriut plagosën ushtarët në zonën e demilitarizuar, është shkelje e armëpushimit
2 min čitanja
Koreja e veriut
Seuli: Minat e Koresë së Veriut plagosën ushtarët në zonën e demilitarizuar, është shkelje e armëpushimit
💡 Reakcije čitalacaUčitavamo…
Koreja e Jugut ka deklaruar se minat e vendosura nga Koreja e Veriut shkaktuan shpërthimet në Zonën e Demilitarizuar (DMZ) javën e kaluar, duke i cilësuar ato si shkelje të qartë të marrëveshjes së armëpushimit dhe duke paralajmëruar “masa përkatëse” ndaj Phenianit.Shpërthimet e 21 shtatorit plagosën tre ushtarë koreano-jugorë, dy prej tyre rëndë. Njëri prej tyre humbi një këmbë. Incidenti ndodhi në DMZ, brezi i armatosur dhe i minuar që ndan dy Koretë që prej armëpushimit të vitit 1953, transmeton Telegrafi.Ministri i Mbrojtjes i Koresë së Jugut, Kang Shin-chul, tha në një seancë parlamentare se përgjegjësia i takon Koresë së Veriut dhe se ushtria e tij do të ndërmarrë masa në mënyrë të shkallëzuar, pa dhënë detaje se cilat do të jenë ato.“Përgjegjësia bie mbi Korenë e Veriut, ndaj do të marrim masat përkatëse”, tha Kang, duke e cilësuar incidentin si shkelje të marrëveshjes së armëpushimit.Ushtarët koreano-jugorë ndodheshin në DMZ për të pastruar një zonë përpara një operacioni të përbashkët me Komandën e Kombeve të Bashkuara, që synon të vlerësojë ndryshimet e terrenit të shkaktuara nga aktivitetet e forcave koreano-veriore në jug të Vijës së Demarkacionit Ushtarak.Sipas ministrit Kang, ekipet përdorën modele të reja detektorësh për mina, por puna u vështirësua nga bimësia e dendur. Ai tha se minat mund të mos jenë zbuluar sepse detektorët po përdoroheshin shumë larg sipërfaqes së tokës.Hetimi i përbashkët i ushtrisë së Koresë së Jugut dhe Komandës së OKB-së ka sjellë edhe një provë të re. Hetuesit gjetën pranë vendit të shpërthimit një minë koreano-veriore kundër personelit, me mbështjellës plastik, e ndryshme nga mina e pashpërthyer që ishte parë nga ushtarët pas incidentit.Zyrtarët koreano-jugorë thonë se vendosja e minave nuk duket të jetë rezultat i zhvendosjes së tyre nga faktorë natyrorë dhe se pajisjet u gjetën qartë në anën jugore të Vijës së Demarkacionit Ushtarak. Megjithatë, mbetet për t'u përcaktuar nëse ato janë vendosur qëllimisht për të goditur us
Te
TelegrafiIzvorni izdavač
Imaš stručno mišljenje ili uvid iz prve ruke?
Pošalji svoju analizu, reakciju ili repliku i pridruži se mreži nezavisnih autora Balkan.news.