PraćenoSačuvano
BS
Napiši stav / Postani autor
BS
Prishtina lokaleBanorët ankohen për mungesë ndriçimi në Arbëri të Prishtinës, Komuna nuk cakton afat se kur do të zgjidhet problemi
2 min čitanja
Prishtina lokale

Banorët ankohen për mungesë ndriçimi në Arbëri të Prishtinës, Komuna nuk cakton afat se kur do të zgjidhet problemi

Reakcije čitalacaUčitavamo…

Banorët e rrugëve “Qemajl Stafa” dhe “Bardhok Biba”, në lagjen Arbëria në Prishtinë, po kërkojnë zgjidhjen e problemit me ndriçimin publik.Sipas tyre, shtyllat e ndriçimit janë të vendosura, por ndriçimi nuk funksionon, pasi mungojnë poqat. Banorët thonë se një pjesë e rrugës “Qemajl Stafa” dhe e gjithë rruga “Bardhok Biba” mbeten në errësirë gjatë orëve të mbrëmjes.Ata kanë bërë kërkesë në Drejtorinë e Shërbimeve Publike të Komunës së Prishtinës, duke kërkuar që problemi të zgjidhet. Banori i rrugës “Qemajl Stafa”, Sahit Ademi, thotë se problemi ka kohë që vazhdon dhe se banorët janë ankuar disa herë.“Po, i ka dy-tri vjet”, ka thënë Ademi.Ai ka theksuar se mungesa e ndriçimit paraqet shqetësim edhe për sigurinë e fëmijëve dhe banorëve që qarkullojnë në këtë pjesë gjatë mbrëmjes. “Për shkak të qenve, për shkak të fëmijëve që janë nëpër shkolla, ndikon keq, normal” - ka deklaruar ai.Ademi ka thënë se banorët janë ankuar edhe më herët për problemet në këtë pjesë, ndërsa ka treguar se në raste të caktuara kanë ndërhyrë edhe vetë për të rregulluar ndriçimin. Telegrafi ka kontaktuar Drejtorinë e Shërbimeve Publike në Komunën e Prishtinës për të marrë një përgjigje lidhur me shqetësimet e banorëve.Leutrim Retkoceri nga kjo drejtori ka thënë se aktualisht janë në fazën e përgatitjes së projektit për vitin 2026.“Aktualisht jemi në fazën e përgatitjes së projektit për vitin 2026. Do të vazhdohet pjesa e dytë e mbetur e rrugës ‘Qemajl Stafa’ dhe rruga ‘Bardhok Biba’”, ka thënë Retkoceri. Banorët presin që me vazhdimin e projektit të zgjidhet edhe problemi me ndriçimin publik në këto dy rrugë. /Telegrafi/

Te
TelegrafiIzvorni izdavač

Imaš stručno mišljenje ili uvid iz prve ruke?

Pošalji svoju analizu, reakciju ili repliku i pridruži se mreži nezavisnih autora Balkan.news.

Pridruži se autorima →
Izvor: Telegrafi

Banorët e rrugëve “Qemajl Stafa” dhe “Bardhok Biba”, në lagjen Arbëria në Prishtinë, po kërkojnë zgjidhjen e problemit me ndriçimin publik.Sipas tyre, shtyllat e ndriçimit janë të vendosura, por ndriçimi nuk funksionon, pasi mungojnë poqat. Banorët thonë se një pjesë e rrugës “Qemajl Stafa” dhe e gjithë rruga “Bardhok Biba” mbeten në errësirë gjatë orëve të mbrëmjes.Ata kanë bërë kërkesë në Drejtorinë e Shërbimeve Publike të Komunës së Prishtinës, duke kërkuar që problemi të zgjidhet. Banori i rrugës “Qemajl Stafa”, Sahit Ademi, thotë se problemi ka kohë që vazhdon dhe se banorët janë ankuar disa herë.“Po, i ka dy-tri vjet”, ka thënë Ademi.Ai ka theksuar se mungesa e ndriçimit paraqet shqetësim edhe për sigurinë e fëmijëve dhe banorëve që qarkullojnë në këtë pjesë gjatë mbrëmjes. “Për shkak të qenve, për shkak të fëmijëve që janë nëpër shkolla, ndikon keq, normal” - ka deklaruar ai.Ademi ka thënë se banorët janë ankuar edhe më herët për problemet në këtë pjesë, ndërsa ka treguar se në raste të caktuara kanë ndërhyrë edhe vetë për të rregulluar ndriçimin. Telegrafi ka kontaktuar Drejtorinë e Shërbimeve Publike në Komunën e Prishtinës për të marrë një përgjigje lidhur me shqetësimet e banorëve.Leutrim Retkoceri nga kjo drejtori ka thënë se aktualisht janë në fazën e përgatitjes së projektit për vitin 2026.“Aktualisht jemi në fazën e përgatitjes së projektit për vitin 2026. Do të vazhdohet pjesa e dytë e mbetur e rrugës ‘Qemajl Stafa’ dhe rruga ‘Bardhok Biba’”, ka thënë Retkoceri. Banorët presin që me vazhdimin e projektit të zgjidhet edhe problemi me ndriçimin publik në këto dy rrugë. /Telegrafi/

Mreža izvora

Učitavamo…

Ovo je sažetak vijesti. Cijeli tekst dostupan je kod izvornog izdavača. Pročitaj na izvornom portalu ↗

Učitavamo…
Kontekstualne leće

✦ Kontekstualne leće

Učitavamo…

Kako je nastao ovaj članak?

Učitavanje podataka o nastanku članka…

Balkan · Puls čitalaca0 glasova

Učitavamo…

Učitavanje diskusije…