Miles yuTrumpi, Xi dhe realiteti i hekurt nën pompozitet
2 min čitanja
Miles yu
Trumpi, Xi dhe realiteti i hekurt nën pompozitet
💡 Reakcije čitalacaUčitavamo…
Mos e ngatërroni pritjen spektakolare me zbutjen strategjike.Nga: Miles Yu / The Washington Times Përkthimi: Telegrafi.comXi Jinping erdhi në Uashington mes një pompoziteti të jashtëzakonshëm, komplimenteve presidenciale dhe bisedave për “stabilitet strategjik”. Megjithatë, nën ceremoni qëndron një realitet i hekurt: Shtetet e Bashkuara dhe Kina komuniste mbeten kundërshtarë të fuqishëm strategjikë, sepse vizionet e tyre për rendin botëror mbeten në thelb të papajtueshme.Partia Komuniste e Kinës [PKK] vazhdon ta paraqesë fuqinë amerikane si “hegjemonizëm” që pengon ngritjen e Kinës dhe rendin sinocentrik që ajo parapëlqen. Z. Xi përdori pikërisht këtë gjuhë disa javë para se të mbërrinte në Uashington.Ndërkohë, ShBA-ja vazhdon të forcojë aleancat, frenimin ushtarak dhe masat e sigurisë ekonomike të cilat janë hartuar, në një masë të konsiderueshme, për t’iu kundërvënë fuqisë globale të Kinës. (Gjyqi i Huawei-t, i akuzuar nga Departamenti i Drejtësisë si organizatë kriminale, filloi në Nju-Jork vetëm disa ditë përpara se z. Xi të zbriste në Bazën Endruz.)Kjo është arsyeja pse pritja spektakolare e z. Trump për z. Xi nuk duhet të ngatërrohet me zbutje strategjike.Në Bazën Endruz, të mërkurën, dy bombardues B-1B gjëmuan mbi kokë ndërsa luhej himni kombëtar gjatë ceremonisë së mbërritjes së z. Xi. Të nesërmen, në Shtëpinë e Bardhë, një B-2 Spirit - i njëjti lloj bombarduesi strategjik i përdorur kundër objekteve bërthamore të Iranit - fluturoi sipër, i shoqëruar nga katër F-22 Raptor. Afro 480 pjesëtarë të ushtrisë amerikane morën pjesë në ceremoninë e pritjes.Ishte mikpritje, sigurisht - por, mikpritje e organizuar përballë një sfondi të pagabueshëm të fuqisë ushtarake, ekonomike dhe teknologjike amerikane.Simbolika kulturore ishte po aq e jashtëzakonshme.Darka shtetërore përfshiu muzikë nga Të mjerët, himni revolucionar i së cilës, A e dëgjon popullin duke kënduar? u bë himni i rrugëve i lëvizjes së protestave të Hong-Kongut të viteve 2019-2020. Ajo përfshiu gjithasht
Te
TelegrafiIzvorni izdavač
Imaš stručno mišljenje ili uvid iz prve ruke?
Pošalji svoju analizu, reakciju ili repliku i pridruži se mreži nezavisnih autora Balkan.news.