LamborghiniLamborghini: Të jesh i shpejtë nuk mjafton më për një supermakinë
2 min čitanja
Lamborghini
Lamborghini: Të jesh i shpejtë nuk mjafton më për një supermakinë
💡 Reakcije čitalacaUčitavamo…
Dikur formula për të ndërtuar një supermakinë ishte e thjeshtë: shumë shpejtësi, dizajn spektakolar, motor ekzotik dhe një çmim marramendës. Por Lamborghini beson se kjo formulë nuk mjafton më.Sipas prodhuesit italian, në një epokë kur edhe limuzinat dhe SUV-të elektrikë mund të përshpejtojnë nga 0 në 100 km/h për rreth tre sekonda, shpejtësia absolute po humbet një pjesë të rëndësisë që kishte dikur.Paolo Racchetti, drejtues i linjës së modelit Temerario, tha për CarExpert në Milano se performanca mbetet thelbësore, por një supermakinë nuk mund të përcaktohet vetëm nga shifrat e përshpejtimit. “Shpejtësia është ende një pjesë e rëndësishme e performancës, por është e qartë se ajo është e domosdoshme, por jo e mjaftueshme, që një makinë të quhet supermakinë”, tha Racchetti.Sipas tij, në të ardhmen do të ketë gjithnjë e më shumë rëndësi mënyra se si makina sillet në rrugë, aftësitë dinamike dhe mbi të gjitha emocioni që përcjell te drejtuesi.“Një supermakinë nuk duhet të ofrojë vetëm përshpejtim dhe shpejtësi, por edhe emocion”, theksoi ai, transmeton Telegrafi. Qëndrimi i Lamborghini-t vjen në një kohë kur teknologjia elektrike po e bën përshpejtimin ekstrem shumë më të aksesueshëm. Makinat elektrike mund të ofrojnë shifra që dikur ishin të rezervuara vetëm për supermakinat më të shtrenjta.Lamborghini, e cila në vitet ’60 ndihmoi në përcaktimin e segmentit të supermakinave me ikonën Miura, duket se nuk dëshiron që modelet e saj të reduktohen në makina që thjesht janë shumë të shpejta.Kjo ndihmon gjithashtu për të shpjeguar edhe qasjen e kompanisë ndaj elektrifikimit. CEO-ja Stephan Winkelmann ka konfirmuar më herët se modeli i parë tërësisht elektrik i Lamborghini-t është shtyrë pa një afat të përcaktuar, edhe pse zhvillimi i tij vazhdon. Në vend të një supermakine tërësisht elektrike, modeli i katërt i gamës së Lamborghini-t, një GT 2+2 i frymëzuar nga koncepti Lanzador, pritet të përdorë një sistem hibrid plug-in.Kjo nuk do të thotë se Lamborghini po largohet nga
Te
TelegrafiIzvorni izdavač
Imaš stručno mišljenje ili uvid iz prve ruke?
Pošalji svoju analizu, reakciju ili repliku i pridruži se mreži nezavisnih autora Balkan.news.