PraćenoSačuvano
BS
Napiši stav / Postani autor
BS
Komisioni qeveritar për persona të zhdukurIdentifikohen dy persona të zhdukur gjatë luftës në Kosovë
2 min čitanja
Komisioni qeveritar për persona të zhdukur

Identifikohen dy persona të zhdukur gjatë luftës në Kosovë

Reakcije čitalacaUčitavamo…

Edhe dy persona të zhdukur gjatë luftës së fundit në Kosovë janë identifikuar përmes analizave të ADN-së.Kështu ka njoftuar Komisioni Qeveritar për Persona të Zhdukur, gjersa ka sqaruar se dy rastet nuk lidhen me zhvarrosjet e fundit në Zubin Potok apo me lokacionet e adresuara këtë vit“Komisioni Qeveritar për Persona të Zhdukur njofton se javën e kaluar janë pranuar dy raporte të ADN-së për identifikimin e mbetjeve mortore të dy personave të zhdukur gjatë luftës.Sqarojmë se këto dy identifikime nuk lidhen me zhvarrosjet në Kalludër dhe Jabukë, as me zhvillimet e fundit në Zubin Potok dhe as me ndonjë lokacion tjetër të adresuar gjatë këtij viti”, thuhet në njoftim.Komisioni Qeveritar për Persona të Zhdukur bën të ditur se këto identifikime janë rezultat i procesit të rishqyrtimit të hollësishëm të mbetjeve mortore që ndodhen në morgun e Institutit për Mjekësi Ligjore, si dhe i procesit të mbledhjes së mostrave biologjike referuese plotësuese nga familjarët. “Pra, bëhet fjalë për mbetje mortore të zhvarrosura më herët, e jo gjatë aktiviteteve të fundit në terren. Raportet e ADN-së janë ndarë me Institutin për Mjekësi Ligjore, i cili, pas verifikimeve përkatëse, konfirmon zyrtarisht identifikimin. Gjatë kësaj jave, familjet do të njoftohen për rezultatet dhe hapat e mëtejshëm, në përputhje me procedurat përkatëse”, thuhet në njoftim.Komisioni Qeveritar për Persona të Zhdukur thekson se mbetet i përkushtuar në zbardhjen e fatit të personave të zhdukur me dhunë gjatë luftës, në respektim të familjeve dhe së drejtës së tyre për të ditur të vërtetën. /Telegrafi/

Te
TelegrafiIzvorni izdavač

Imaš stručno mišljenje ili uvid iz prve ruke?

Pošalji svoju analizu, reakciju ili repliku i pridruži se mreži nezavisnih autora Balkan.news.

Pridruži se autorima →
Izvor: Telegrafi

Edhe dy persona të zhdukur gjatë luftës së fundit në Kosovë janë identifikuar përmes analizave të ADN-së.Kështu ka njoftuar Komisioni Qeveritar për Persona të Zhdukur, gjersa ka sqaruar se dy rastet nuk lidhen me zhvarrosjet e fundit në Zubin Potok apo me lokacionet e adresuara këtë vit“Komisioni Qeveritar për Persona të Zhdukur njofton se javën e kaluar janë pranuar dy raporte të ADN-së për identifikimin e mbetjeve mortore të dy personave të zhdukur gjatë luftës.Sqarojmë se këto dy identifikime nuk lidhen me zhvarrosjet në Kalludër dhe Jabukë, as me zhvillimet e fundit në Zubin Potok dhe as me ndonjë lokacion tjetër të adresuar gjatë këtij viti”, thuhet në njoftim.Komisioni Qeveritar për Persona të Zhdukur bën të ditur se këto identifikime janë rezultat i procesit të rishqyrtimit të hollësishëm të mbetjeve mortore që ndodhen në morgun e Institutit për Mjekësi Ligjore, si dhe i procesit të mbledhjes së mostrave biologjike referuese plotësuese nga familjarët. “Pra, bëhet fjalë për mbetje mortore të zhvarrosura më herët, e jo gjatë aktiviteteve të fundit në terren. Raportet e ADN-së janë ndarë me Institutin për Mjekësi Ligjore, i cili, pas verifikimeve përkatëse, konfirmon zyrtarisht identifikimin. Gjatë kësaj jave, familjet do të njoftohen për rezultatet dhe hapat e mëtejshëm, në përputhje me procedurat përkatëse”, thuhet në njoftim.Komisioni Qeveritar për Persona të Zhdukur thekson se mbetet i përkushtuar në zbardhjen e fatit të personave të zhdukur me dhunë gjatë luftës, në respektim të familjeve dhe së drejtës së tyre për të ditur të vërtetën. /Telegrafi/

Mreža izvora

Učitavamo…

Ovo je sažetak vijesti. Cijeli tekst dostupan je kod izvornog izdavača. Pročitaj na izvornom portalu ↗

Učitavamo…
Kontekstualne leće

✦ Kontekstualne leće

Učitavamo…

Kako je nastao ovaj članak?

Učitavanje podataka o nastanku članka…

Balkan · Puls čitalaca0 glasova

Učitavamo…

Učitavanje diskusije…