PraćenoSačuvano
BS
Napiši stav / Postani autor
BS
Gratë në maqedoniESHA: Gratë janë të përfaqësuara me 39.2% në Kuvend, por vetëm 15% në Qeveri
2 min čitanja
Gratë në maqedoni

ESHA: Gratë janë të përfaqësuara me 39.2% në Kuvend, por vetëm 15% në Qeveri

Reakcije čitalacaUčitavamo…

Enti Shtetëror për Auditim, me auditimin e performancës mbi temën "Gratë Lidere - Gratë në Politikë, Kuvend, në Funksione Menaxhimi në Organet Qendrore të Qeverisë", përcaktoi se nuk janë vendosur politika dhe masa efektive për të forcuar rolin e grave në pozicione drejtuese dhe funksione menaxhimi në organet qendrore të qeverisjes. Auditimi përfshiu periudhën nga viti 2020 deri në vitin 2024, ndërsa çështje dhe ngjarje të caktuara u monitoruan deri në datën e raportimit.Edhe pse gratë përfaqësojnë 57.5% të totalit prej 110.885 punonjësish në sektorin publik, burrat emërohen më shpesh në pozicione drejtuese, gjë që tregon se përfaqësimi më i madh i grave në sektorin publik nuk përkthehet në akses të barabartë në pozicionet vendimmarrëse.Analiza tregon se kuota e detyrueshme ligjërisht për gjininë e nën-përfaqësuar ka një efekt në pjesëmarrjen e grave në Kuvend. Në periudhën 2007–2024, pjesëmarrja e deputeteve gra varionte nga 30% në 43%, dhe në vitin 2024 ishte 39.2%. Me këtë përqindje, vendi ka një përfaqësim më të lartë të grave në Kuvend sesa 83% e shteteve anëtare të Bashkimit Evropian, dhe në raport me vendet e rajonit që nuk janë anëtare të BE-së, është në vendin e parë. Megjithatë, që nga konstituimi i Kuvendit të parë në vitin 1991 deri në vitin 2024, asnjë grua nuk është zgjedhur Kryetare e Kuvendit. Në përbërjen aktuale parlamentare, ka një nënkryetare femër, ndërsa Rregullorja e Punës e vitit 2023 prezantoi një masë pozitive me anë të së cilës të paktën një nga nënkryetarët duhet të jetë e gjinisë së nën-përfaqësuar.Në degën ekzekutive, situata është e ndryshme. Ligji për Qeverinë dhe Rregullorja e Punës nuk parashikojnë balancën gjinore në caktimin dhe emërimin e ministrave. Ndryshe nga Kuvendi, ku ekziston një kuotë ligjërisht e detyrueshme, përbërja e degës ekzekutive varet nga propozimi i kryeministrit. Në periudhën 2014–2024, pjesëmarrja e grave në Qeveri si ministre varion nga 14% në 31%, si zëvendësministre nga 7% në 25% dhe si sekretare shteti nga

Te
TelegrafiIzvorni izdavač

Imaš stručno mišljenje ili uvid iz prve ruke?

Pošalji svoju analizu, reakciju ili repliku i pridruži se mreži nezavisnih autora Balkan.news.

Pridruži se autorima →
Izvor: Telegrafi

Enti Shtetëror për Auditim, me auditimin e performancës mbi temën "Gratë Lidere - Gratë në Politikë, Kuvend, në Funksione Menaxhimi në Organet Qendrore të Qeverisë", përcaktoi se nuk janë vendosur politika dhe masa efektive për të forcuar rolin e grave në pozicione drejtuese dhe funksione menaxhimi në organet qendrore të qeverisjes. Auditimi përfshiu periudhën nga viti 2020 deri në vitin 2024, ndërsa çështje dhe ngjarje të caktuara u monitoruan deri në datën e raportimit.Edhe pse gratë përfaqësojnë 57.5% të totalit prej 110.885 punonjësish në sektorin publik, burrat emërohen më shpesh në pozicione drejtuese, gjë që tregon se përfaqësimi më i madh i grave në sektorin publik nuk përkthehet në akses të barabartë në pozicionet vendimmarrëse.Analiza tregon se kuota e detyrueshme ligjërisht për gjininë e nën-përfaqësuar ka një efekt në pjesëmarrjen e grave në Kuvend. Në periudhën 2007–2024, pjesëmarrja e deputeteve gra varionte nga 30% në 43%, dhe në vitin 2024 ishte 39.2%. Me këtë përqindje, vendi ka një përfaqësim më të lartë të grave në Kuvend sesa 83% e shteteve anëtare të Bashkimit Evropian, dhe në raport me vendet e rajonit që nuk janë anëtare të BE-së, është në vendin e parë. Megjithatë, që nga konstituimi i Kuvendit të parë në vitin 1991 deri në vitin 2024, asnjë grua nuk është zgjedhur Kryetare e Kuvendit. Në përbërjen aktuale parlamentare, ka një nënkryetare femër, ndërsa Rregullorja e Punës e vitit 2023 prezantoi një masë pozitive me anë të së cilës të paktën një nga nënkryetarët duhet të jetë e gjinisë së nën-përfaqësuar.Në degën ekzekutive, situata është e ndryshme. Ligji për Qeverinë dhe Rregullorja e Punës nuk parashikojnë balancën gjinore në caktimin dhe emërimin e ministrave. Ndryshe nga Kuvendi, ku ekziston një kuotë ligjërisht e detyrueshme, përbërja e degës ekzekutive varet nga propozimi i kryeministrit. Në periudhën 2014–2024, pjesëmarrja e grave në Qeveri si ministre varion nga 14% në 31%, si zëvendësministre nga 7% në 25% dhe si sekretare shteti nga

Mreža izvora

Učitavamo…

Ovo je sažetak vijesti. Cijeli tekst dostupan je kod izvornog izdavača. Pročitaj na izvornom portalu ↗

Učitavamo…
Kontekstualne leće

✦ Kontekstualne leće

Učitavamo…

Kako je nastao ovaj članak?

Učitavanje podataka o nastanku članka…

Balkan · Puls čitalaca0 glasova

Učitavamo…

Učitavanje diskusije…