Emiratet e bashkuara arabeEmiratet e Bashkuara Arabe konfirmojnë se presidenti u takua me kryeministrin izraelit
2 min čitanja
Emiratet e bashkuara arabe
Emiratet e Bashkuara Arabe konfirmojnë se presidenti u takua me kryeministrin izraelit
💡 Reakcije čitalacaUčitavamo…
Presidenti i Emirateve të Bashkuara Arabe, Mohamed bin Zayed Al Nahyan, u takua me kryeministrin e Izraelit, Benjamin Netanyahu, në Emiratet e Bashkuara Arabe (EBA) të dielën, njoftoi agjencia zyrtare e lajmeve WAM, duke konfirmuar raportimet e mëparshme të mediave izraelite për takimin."Palët diskutuan marrëdhëniet dypalëshe midis EBA-s dhe Izraelit, si dhe mënyrat për t'i forcuar dhe zhvilluar ato", thuhej në deklaratën e shkurtër.Kjo dukej se ishte hera e parë që Abu Dabi e pranonte zyrtarisht takimin, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.Të hënën, Izraeli njoftoi se Netanyahu kishte vizituar EBA-n një ditë më parë për të diskutuar mbi luftën me Iranin dhe çështjet rajonale."Vizita u përqendrua te forcimi i marrëdhënieve midis dy vendeve dhe te sfidat rajonale", tha zyra e kryeministrit në një deklaratë në platformën X.Vizita erdhi disa javë pas një raportimi bujshëm të mediave izraelite, sipas të cilit presidenti i Emirateve e kishte paralajmëruar Netanyahun para sulmit të udhëhequr nga Hamasi ndaj Izraelit më 7 tetor 2023 – një informacion që kryeministri izraelit nuk ua kishte përcjellë shërbimeve të sigurisë.Netanyahu e ka mohuar këtë pretendim.Sipas mediave izraelite, Netanyahu udhëtoi drejt EBA-s të dielën për t'i kërkuar Sheikut Mohamed të mohonte se i kishte dhënë atë paralajmërim në vitin 2023.Ndërkohë, "Open Source Intel" (OSINT) raportoi se Netanyahu ishte takuar gjithashtu me "zyrtarë nga disa shtete të Gjirit" gjatë vizitës në EBA, duke vënë në dukje se Izraeli nuk ka marrëdhënie diplomatike zyrtare me shumë prej tyre."Mes aeroplanëve ushtarakë dhe qeveritarë që zbarkuan në Abu Dabi gjatë vizitës përfshiheshin një aeroplan qeveritar libian, një aeroplan maroken 'Hercules', një aeroplan ushtarak i Katarit dhe një aeroplan qeveritar i Emirateve që mbërriti nga Riadi", theksoi OSINT në një postim në X.Mediat izraelite raportuan gjithashtu se në bisedime kishin marrë pjesë delegacione nga Maroku, Libia, Jordania dhe Katari.Më herët të hënën, para
Te
TelegrafiIzvorni izdavač
Imaš stručno mišljenje ili uvid iz prve ruke?
Pošalji svoju analizu, reakciju ili repliku i pridruži se mreži nezavisnih autora Balkan.news.