Real madridReal Madridi synon goditjen e madhe, ylli i Man Cityt bëhet objektivi kryesor i Mourinhos
1 min čitanja
Real madrid
Real Madridi synon goditjen e madhe, ylli i Man Cityt bëhet objektivi kryesor i Mourinhos
💡 Reakcije čitalacaUčitavamo…
Real Madridi vazhdon ta mbajë Elliot Andersonin në listën e dëshirave për afatet e ardhshme kalimtare. Drejtuesit e klubit madrilen e shohin mesfushorin e Manchester Cityt si një alternativë për përforcimin e mesfushës, repart të cilin trajneri Jose Mourinho ka kërkuar ta fuqizojë që nga afati i fundit kalimtar.Mesfushori 23-vjeçar iu bashkua Manchester Cityt gjatë verës nga Nottingham Forest për rreth 134 milionë euro, duke nënshkruar kontratë afatgjatë deri në qershor të vitit 2031.Paraqitjet e tij në Ligën Premier dhe pjesëmarrja me Kombëtaren e Anglisë në Botërorin e fundit kanë rritur vlerën e Andersonit në tregun ndërkombëtar, duke e pozicionuar atë si një prej mesfushorëve me potencialin më të madh. Mundësia e një transferimi të mundshëm do të varet edhe nga përfundimi i proceseve administrative dhe disiplinore me të cilat po përballet Manchester City lidhur me 115 akuzat që po hetohen nga Liga Premier.Përveç Real Madridit, edhe Arsenal dhe Manchester United po e përcjellin situatën në Manchester, në rast se drejtuesit e Cityt detyrohen të shqyrtojnë largimin e disa prej lojtarëve kryesorë të skuadrës./Telegrafi/
Te
TelegrafiIzvorni izdavač
Imaš stručno mišljenje ili uvid iz prve ruke?
Pošalji svoju analizu, reakciju ili repliku i pridruži se mreži nezavisnih autora Balkan.news.