PraćenoSačuvano
BS
Napiši stav / Postani autor
BS
Anu prattipatiAmbasada amerikane: Mbështesim misionin e KFOR-it për stabilitetin në Kosovë dhe rajon
2 min čitanja
Anu prattipati

Ambasada amerikane: Mbështesim misionin e KFOR-it për stabilitetin në Kosovë dhe rajon

Reakcije čitalacaUčitavamo…

E ngarkuara me punë e Ambasadës së Shteteve të Bashkuara në Kosovë, Anu Prattipati, ka takuar komandantin e KFOR-it, gjeneralmajorin Ozkan Ulutash, i cili pritet ta përfundojë mandatin e tij muajin e ardhshëm.Sipas Ambasadës amerikane në Prishtinë, takimi u zhvillua të hënën, ndërsa Prattipati e falënderoi Ulutashin për udhëheqjen e KFOR-it dhe për angazhimin e tij në ruajtjen e një mjedisi të sigurt dhe të qëndrueshëm për të gjitha komunitetet në Kosovë.“E ngarkuara me punë Anu Prattipati u takua dje me komandantin e KFOR-it, gjeneralmajorin Ozkan Ulutash, ndërsa ai përgatitet të përfundojë mandatin e tij muajin e ardhshëm”, thuhet në njoftimin e Ambasadës së SHBA-së. Ulutaş pret Prattipatin në KFOR, diskutojnë për situatën e sigurisë në Kosovë Ambasada amerikane ka bërë të ditur se Prattipati e ka falënderuar Ulutaşin “për udhëheqjen e tij të KFOR-it dhe përkushtimin për ruajtjen e një mjedisi të sigurt dhe të qëndrueshëm për të gjitha komunitetet në Kosovë”.Në njoftim, SHBA-ja ka rikonfirmuar gjithashtu mbështetjen për misionin e KFOR-it.“SHBA-ja mbetet e përkushtuar për të mbështetur misionin e KFOR-it, duke ndihmuar në ruajtjen e stabilitetit në Kosovë dhe në rajon”, thuhet në njoftimin e Ambasadës amerikane.Takimi mes Prattipatit dhe Ulutashit vjen në kohën kur komandanti i KFOR-it po përgatitet për përfundimin e mandatit të tij në krye të misionit të NATO-s në Kosovë. /Telegrafi/

Te
TelegrafiIzvorni izdavač

Imaš stručno mišljenje ili uvid iz prve ruke?

Pošalji svoju analizu, reakciju ili repliku i pridruži se mreži nezavisnih autora Balkan.news.

Pridruži se autorima →
Izvor: Telegrafi

E ngarkuara me punë e Ambasadës së Shteteve të Bashkuara në Kosovë, Anu Prattipati, ka takuar komandantin e KFOR-it, gjeneralmajorin Ozkan Ulutash, i cili pritet ta përfundojë mandatin e tij muajin e ardhshëm.Sipas Ambasadës amerikane në Prishtinë, takimi u zhvillua të hënën, ndërsa Prattipati e falënderoi Ulutashin për udhëheqjen e KFOR-it dhe për angazhimin e tij në ruajtjen e një mjedisi të sigurt dhe të qëndrueshëm për të gjitha komunitetet në Kosovë.“E ngarkuara me punë Anu Prattipati u takua dje me komandantin e KFOR-it, gjeneralmajorin Ozkan Ulutash, ndërsa ai përgatitet të përfundojë mandatin e tij muajin e ardhshëm”, thuhet në njoftimin e Ambasadës së SHBA-së. Ulutaş pret Prattipatin në KFOR, diskutojnë për situatën e sigurisë në Kosovë Ambasada amerikane ka bërë të ditur se Prattipati e ka falënderuar Ulutaşin “për udhëheqjen e tij të KFOR-it dhe përkushtimin për ruajtjen e një mjedisi të sigurt dhe të qëndrueshëm për të gjitha komunitetet në Kosovë”.Në njoftim, SHBA-ja ka rikonfirmuar gjithashtu mbështetjen për misionin e KFOR-it.“SHBA-ja mbetet e përkushtuar për të mbështetur misionin e KFOR-it, duke ndihmuar në ruajtjen e stabilitetit në Kosovë dhe në rajon”, thuhet në njoftimin e Ambasadës amerikane.Takimi mes Prattipatit dhe Ulutashit vjen në kohën kur komandanti i KFOR-it po përgatitet për përfundimin e mandatit të tij në krye të misionit të NATO-s në Kosovë. /Telegrafi/

Mreža izvora

Učitavamo…

Ovo je sažetak vijesti. Cijeli tekst dostupan je kod izvornog izdavača. Pročitaj na izvornom portalu ↗

Učitavamo…
Kontekstualne leće

✦ Kontekstualne leće

Učitavamo…

Kako je nastao ovaj članak?

Učitavanje podataka o nastanku članka…

Balkan · Puls čitalaca0 glasova

Učitavamo…

Učitavanje diskusije…