PraćenoSačuvano
BS
Napiši stav / Postani autor
BS
Besfort zeneliZeneli shkëlqen në fitoren e Suedisë, kontribuoi te goli i parë
2 min čitanja
Besfort zeneli

Zeneli shkëlqen në fitoren e Suedisë, kontribuoi te goli i parë

Reakcije čitalacaUčitavamo…

Mesfushori kosovar Besfort Zeneli ka qenë titullar dhe ka zhvilluar 63 minuta në fitoren e Suedisë ndaj Polonisë me rezultat 3-1, në ndeshjen e zhvilluar të hënën mbrëma në kuadër të Grupit B4 të Ligës së Kombeve.Zeneli pati një paraqitje pozitive në mesfushën suedeze dhe ishte i përfshirë drejtpërdrejt në aksionin e golit të parë. Në minutën e tetë, krosimi i tij në zonë u shfrytëzua nga Benjamin Nygren, i cili me kokë e dërgoi topin në rrjetë për epërsinë e vendasve. Mesfushori kosovar pati edhe mundësinë të shënonte vetë. Në minutën e 23-të, Zeneli goditi me kokë pas një krosimi nga Daniel Svensson, por topi përfundoi pak mbi portën e Polonisë.Polonia arriti ta barazojë rezultatin në fundin e pjesës së parë, kur Sebastian Szymanski shënoi në minutën e 43-të, duke bërë që skuadrat të shkonin në pushim me rezultatin 1-1Suedia e nisi më mirë pjesën e dytë dhe e riktheu epërsinë në minutën e 64-t, me Yasin Ayarin. Vetëm tetë minuta më vonë, Viktor Gyokeres shënoi për 3-1 dhe vulosi fitoren e vendasve. Zeneli u zëvendësua një minutë para golit të Ayarit, në minutën e 63-të. Kjo ishte fitorja e dytë e Suedisë në po aq ndeshje në këtë edicion të Ligës së Kombeve. Pas triumfit 2-1 ndaj Rumanisë në ndeshjen hapëse, suedezët tani kanë gjashtë pikë dhe kryesojnë Grupin B4.Për Poloninë, kjo ishte humbja e parë në grup. Pas barazimit pa gola ndaj Bosnjë-Hercegovinës në ndeshjen e parë, polakët mbeten me një pikë në tabelë.Me fitoren ndaj Polonisë, Suedia vazhdoi gjithashtu serinë e rezultateve pozitive ndaj këtij kundërshtari në shtëpi. Sipas SVT Sport, Polonia nuk ka arritur ta mposhtë Suedinë në tokën suedeze që nga viti 1930. /Telegrafi/

Te
TelegrafiIzvorni izdavač

Imaš stručno mišljenje ili uvid iz prve ruke?

Pošalji svoju analizu, reakciju ili repliku i pridruži se mreži nezavisnih autora Balkan.news.

Pridruži se autorima →
Izvor: Telegrafi

Mesfushori kosovar Besfort Zeneli ka qenë titullar dhe ka zhvilluar 63 minuta në fitoren e Suedisë ndaj Polonisë me rezultat 3-1, në ndeshjen e zhvilluar të hënën mbrëma në kuadër të Grupit B4 të Ligës së Kombeve.Zeneli pati një paraqitje pozitive në mesfushën suedeze dhe ishte i përfshirë drejtpërdrejt në aksionin e golit të parë. Në minutën e tetë, krosimi i tij në zonë u shfrytëzua nga Benjamin Nygren, i cili me kokë e dërgoi topin në rrjetë për epërsinë e vendasve. Mesfushori kosovar pati edhe mundësinë të shënonte vetë. Në minutën e 23-të, Zeneli goditi me kokë pas një krosimi nga Daniel Svensson, por topi përfundoi pak mbi portën e Polonisë.Polonia arriti ta barazojë rezultatin në fundin e pjesës së parë, kur Sebastian Szymanski shënoi në minutën e 43-të, duke bërë që skuadrat të shkonin në pushim me rezultatin 1-1Suedia e nisi më mirë pjesën e dytë dhe e riktheu epërsinë në minutën e 64-t, me Yasin Ayarin. Vetëm tetë minuta më vonë, Viktor Gyokeres shënoi për 3-1 dhe vulosi fitoren e vendasve. Zeneli u zëvendësua një minutë para golit të Ayarit, në minutën e 63-të. Kjo ishte fitorja e dytë e Suedisë në po aq ndeshje në këtë edicion të Ligës së Kombeve. Pas triumfit 2-1 ndaj Rumanisë në ndeshjen hapëse, suedezët tani kanë gjashtë pikë dhe kryesojnë Grupin B4.Për Poloninë, kjo ishte humbja e parë në grup. Pas barazimit pa gola ndaj Bosnjë-Hercegovinës në ndeshjen e parë, polakët mbeten me një pikë në tabelë.Me fitoren ndaj Polonisë, Suedia vazhdoi gjithashtu serinë e rezultateve pozitive ndaj këtij kundërshtari në shtëpi. Sipas SVT Sport, Polonia nuk ka arritur ta mposhtë Suedinë në tokën suedeze që nga viti 1930. /Telegrafi/

Mreža izvora

Učitavamo…

Ovo je sažetak vijesti. Cijeli tekst dostupan je kod izvornog izdavača. Pročitaj na izvornom portalu ↗

Učitavamo…
Kontekstualne leće

✦ Kontekstualne leće

Učitavamo…

Kako je nastao ovaj članak?

Učitavanje podataka o nastanku članka…

Balkan · Puls čitalaca0 glasova

Učitavamo…

Učitavanje diskusije…