PraćenoSačuvano
BS
Napiši stav / Postani autor
BS
Barbara palvinBarbara Palvin dhe Dylan Sprouse bëhen prindër, zbulojnë se kanë një vajzë
2 min čitanja
Barbara palvin

Barbara Palvin dhe Dylan Sprouse bëhen prindër, zbulojnë se kanë një vajzë

Reakcije čitalacaUčitavamo…

Aktori amerikan Dylan Sprouse dhe modelja Barbara Palvin janë bërë prindër dhe njoftuan në rrjetet sociale se kanë një vajzë.Ata njoftuan lajmin për lindjen e vajzës së tyre të hënën, më 28 shtator, duke zbuluar se vajza lindi tre javë më parë - me sa duket në Ditën e Punës, më 7 shtator.“Këtë vit e morëm Ditën e Punës fjalë për fjalë”, shkruan ata në një postim të përbashkët në Instagram, duke aluduar në një kuptim tjetër të fjalës Punë (lindje).Ata ndanë një foto të tyre duke pozuar me shpinë nga njëri-tjetri, ndërsa mbanin vajzën e tyre në krahë. Të tre mbanin veshur fanella bejsbolli të Los Angeles Dodgers ndërsa shikonin ndeshjen në televizor. Barbara gjithashtu postoi një foto të Dylan duke mbajtur vajzën e saj në krahë në story-n e saj. View this post on Instagram A post shared by Barbara Palvin (@realbarbarapalvin) Çifti, i cili u martua në korrik 2023, nuk e ka zbuluar emrin e vajzës së vogël. Ish-ylli i Disney Channel, 34 vjeç, dhe gruaja e tij, 32 vjeç, e ndanë për herë të parë lajmin e shtatzënisë në maj në Festivalin e 79-të të Filmit në Kanë, ku Palvin tregoi barkun e saj të madh në tapetin e kuq.Duke zbuluar gjininë e foshnjës në korrik gjatë episodit të parë të podkastit të tij "Wildmen", Sprouse pranoi se vajza quhet me dashuri "principessa" dhe shtoi se është jashtëzakonisht i emocionuar që do të bëhet baba i një vajze të vogël. Ndërsa ishte i ftuar në podkastin "Not Skinny But Not Fat" në gusht, aktori shtoi se kjo është vajza e parë e lindur në familjen Sprouse prej një kohe të gjatë."Kemi një familje shumë të vogël, por kjo është vajza e parë në familjen Sprouse prej shumë kohësh, gjë që më tremb pak sepse vij nga një familje vetëm me djem. Për sa i përket rritjes së një vajze, ky është një territor krejtësisht i panjohur për mua", tha aktori, duke bërë shaka se, ndër të tjera, mezi pret të pijë çaj me vajzën e tij.

Te
TelegrafiIzvorni izdavač

Imaš stručno mišljenje ili uvid iz prve ruke?

Pošalji svoju analizu, reakciju ili repliku i pridruži se mreži nezavisnih autora Balkan.news.

Pridruži se autorima →
Izvor: Telegrafi

Aktori amerikan Dylan Sprouse dhe modelja Barbara Palvin janë bërë prindër dhe njoftuan në rrjetet sociale se kanë një vajzë.Ata njoftuan lajmin për lindjen e vajzës së tyre të hënën, më 28 shtator, duke zbuluar se vajza lindi tre javë më parë - me sa duket në Ditën e Punës, më 7 shtator.“Këtë vit e morëm Ditën e Punës fjalë për fjalë”, shkruan ata në një postim të përbashkët në Instagram, duke aluduar në një kuptim tjetër të fjalës Punë (lindje).Ata ndanë një foto të tyre duke pozuar me shpinë nga njëri-tjetri, ndërsa mbanin vajzën e tyre në krahë. Të tre mbanin veshur fanella bejsbolli të Los Angeles Dodgers ndërsa shikonin ndeshjen në televizor. Barbara gjithashtu postoi një foto të Dylan duke mbajtur vajzën e saj në krahë në story-n e saj. View this post on Instagram A post shared by Barbara Palvin (@realbarbarapalvin) Çifti, i cili u martua në korrik 2023, nuk e ka zbuluar emrin e vajzës së vogël. Ish-ylli i Disney Channel, 34 vjeç, dhe gruaja e tij, 32 vjeç, e ndanë për herë të parë lajmin e shtatzënisë në maj në Festivalin e 79-të të Filmit në Kanë, ku Palvin tregoi barkun e saj të madh në tapetin e kuq.Duke zbuluar gjininë e foshnjës në korrik gjatë episodit të parë të podkastit të tij "Wildmen", Sprouse pranoi se vajza quhet me dashuri "principessa" dhe shtoi se është jashtëzakonisht i emocionuar që do të bëhet baba i një vajze të vogël. Ndërsa ishte i ftuar në podkastin "Not Skinny But Not Fat" në gusht, aktori shtoi se kjo është vajza e parë e lindur në familjen Sprouse prej një kohe të gjatë."Kemi një familje shumë të vogël, por kjo është vajza e parë në familjen Sprouse prej shumë kohësh, gjë që më tremb pak sepse vij nga një familje vetëm me djem. Për sa i përket rritjes së një vajze, ky është një territor krejtësisht i panjohur për mua", tha aktori, duke bërë shaka se, ndër të tjera, mezi pret të pijë çaj me vajzën e tij.

Mreža izvora

Učitavamo…

Ovo je sažetak vijesti. Cijeli tekst dostupan je kod izvornog izdavača. Pročitaj na izvornom portalu ↗

Učitavamo…
Kontekstualne leće

✦ Kontekstualne leće

Učitavamo…

Kako je nastao ovaj članak?

Učitavanje podataka o nastanku članka…

Balkan · Puls čitalaca0 glasova

Učitavamo…

Učitavanje diskusije…