PraćenoSačuvano
BS
Napiši stav / Postani autor
BS
TokioTokio në Japoni regjistron rekord prej 34 ditësh radhazi me reshje shiu
2 min čitanja
Tokio

Tokio në Japoni regjistron rekord prej 34 ditësh radhazi me reshje shiu

Reakcije čitalacaUčitavamo…

Tokioja qendrore regjistroi sot ditën e 34-të radhazi me reshje shiu, periudha më e gjatë që nga fillimi i regjistrimeve, njoftoi Agjencia Meteorologjike e Japonisë.Në kryeqytetin japonez ka rënë shi çdo ditë që nga 27 gushti ndërsa tajfunet që po afrohen, një front i qëndrueshëm i reshjeve të vjeshtës dhe një zonë me presion të ulët kanë kontribuar në motin e zgjatur me reshje, raportoi "Kyodo News", duke cituar agjencinë.Rekordi i mëparshëm ishte 33 ditë radhazi me reshje, i regjistruar nga 27 qershori deri më 29 korrik 2019. Reshjet më të dendura gjatë periudhës aktuale u regjistruan më 21 shtator, kur në Tokion qendrore ranë 156 milimetra shi.Sasia totale e reshjeve në Tokion qendrore arriti në 629 milimetra deri të hënën, rreth trefishi i mesatares së reshjeve për të gjithë muajin shtator. Reshjet përfshinë sot pjesë të mëdha të Japonisë lindore dhe perëndimore.Echizen, në prefekturën Fukui të Japonisë qendrore, regjistroi më shumë se 30 milimetra reshje brenda një ore sot herët në mëngjes. Periudha e zgjatur me reshje nuk pritet të përfundojë menjëherë.Sipas raportit, reshjet pritet të vazhdojnë kryesisht në Japoninë lindore deri rreth të enjtes, pjesërisht për shkak të frontit të reshjeve të vjeshtës që vazhdon të qëndrojë mbi vend.Fronti i reshjeve të vjeshtës në Japoni zakonisht sjell periudha të zgjatura me mot të paqëndrueshëm, pasi masat ajrore sezonale ndërveprojnë mbi vend. /AA/

Te
TelegrafiIzvorni izdavač

Imaš stručno mišljenje ili uvid iz prve ruke?

Pošalji svoju analizu, reakciju ili repliku i pridruži se mreži nezavisnih autora Balkan.news.

Pridruži se autorima →
Izvor: Telegrafi

Tokioja qendrore regjistroi sot ditën e 34-të radhazi me reshje shiu, periudha më e gjatë që nga fillimi i regjistrimeve, njoftoi Agjencia Meteorologjike e Japonisë.Në kryeqytetin japonez ka rënë shi çdo ditë që nga 27 gushti ndërsa tajfunet që po afrohen, një front i qëndrueshëm i reshjeve të vjeshtës dhe një zonë me presion të ulët kanë kontribuar në motin e zgjatur me reshje, raportoi "Kyodo News", duke cituar agjencinë.Rekordi i mëparshëm ishte 33 ditë radhazi me reshje, i regjistruar nga 27 qershori deri më 29 korrik 2019. Reshjet më të dendura gjatë periudhës aktuale u regjistruan më 21 shtator, kur në Tokion qendrore ranë 156 milimetra shi.Sasia totale e reshjeve në Tokion qendrore arriti në 629 milimetra deri të hënën, rreth trefishi i mesatares së reshjeve për të gjithë muajin shtator. Reshjet përfshinë sot pjesë të mëdha të Japonisë lindore dhe perëndimore.Echizen, në prefekturën Fukui të Japonisë qendrore, regjistroi më shumë se 30 milimetra reshje brenda një ore sot herët në mëngjes. Periudha e zgjatur me reshje nuk pritet të përfundojë menjëherë.Sipas raportit, reshjet pritet të vazhdojnë kryesisht në Japoninë lindore deri rreth të enjtes, pjesërisht për shkak të frontit të reshjeve të vjeshtës që vazhdon të qëndrojë mbi vend.Fronti i reshjeve të vjeshtës në Japoni zakonisht sjell periudha të zgjatura me mot të paqëndrueshëm, pasi masat ajrore sezonale ndërveprojnë mbi vend. /AA/

Mreža izvora

Učitavamo…

Ovo je sažetak vijesti. Cijeli tekst dostupan je kod izvornog izdavača. Pročitaj na izvornom portalu ↗

Učitavamo…
Kontekstualne leće

✦ Kontekstualne leće

Učitavamo…

Kako je nastao ovaj članak?

Učitavanje podataka o nastanku članka…

Balkan · Puls čitalaca0 glasova

Učitavamo…

Učitavanje diskusije…