Foto: TelegrafiIz objave izvora
Një ekip televiziv në Poloni ka filmuar momentin e frikshëm kur një makinë përplasi një vajzë 14-vjeçare që po lëvizte me skuter elektrik në qytetin Kościerzyna, në veri të vendit.Pamjet tregojnë një automjet të zi që kthehet në një rrugë dytësore dhe godet adoleshenten. Nga përplasja, vajza përplaset fillimisht në xhamin e përparmë të makinës dhe më pas bie në asfalt.Shoferi fillimisht u largua me shpejtësi nga vendi i ngjarjes, por u kthye disa minuta më vonë, transmeton Telegrafi.Policia bëri të ditur se ai ishte i kthjellët dhe nuk kishte konsumuar alkool, por nuk posedonte leje drejtimi.Përplasja ndodhi ndërsa gazetari i TVP Info, Miłosz Sieliwończyk, po raportonte nga vendi i një aksidenti tjetër, ku më herët gjatë asaj dite kishte humbur jetën një djalë trevjeçar.Ekipi televiziv reagoi menjëherë pas përplasjes, duke telefonuar shërbimet emergjente dhe duke shkuar për t'i dhënë ndihmë vajzës.Pavarësisht pamjeve dramatike, policia tha se 14-vjeçarja pësoi vetëm disa gërvishtje të lehta dhe nuk kishte nevojë të shtrohej në spital.Policia ka nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e plota të aksidentit. /Telegrafi/ See on Instagram
Ovo je sažetak vijesti. Cijeli članak pročitajte na Telegrafi.
Objasni ovaj članak
Otvorite jedan od pregleda ispod za sažete, citirane odgovore izvedene iz podataka koje BalkanNews prikuplja o ovom članku.
Kako doživljavaš ovu vijest?
Učitavanje reakcija…
Učitavanje ankete…
Hronologija
Učitavanje hronologije.
Ključne tvrdnje
Provjera ključnih tvrdnji još nije dostupna za ovaj članak.
Mapa izvora
Kako je nastao ovaj članak?
- Učitavam podatke o nastanku članka.