PraćenoSačuvano
BS
Napiši stav / Postani autor
BS
Lauren sánchezLauren Sánchez u shfaq me dekolte të theksuar në Shtëpinë e Bardhë: “Paraja nuk e blen stilin”
2 min čitanja
Lauren sánchez

Lauren Sánchez u shfaq me dekolte të theksuar në Shtëpinë e Bardhë: “Paraja nuk e blen stilin”

Reakcije čitalacaUčitavamo…

Veshja elegante, por e guximshme, nxiti reagime të shumta në rrjete, ndërsa një pjesë e komentuesve e konsideruan të papërshtatshme për rastinEdhe një paraqitje e Lauren Sánchez është bërë temë diskutimi në rrjetet sociale. Kritikët e modës në platformën X nuk e kursyen zgjedhjen e saj për një mbrëmje gala në Shtëpinë e Bardhë.Jeff Bezos dhe Lauren Sánchez së fundmi morën pjesë në një darkë gala në Shtëpinë e Bardhë, të organizuar me rastin e vizitës së presidentit kinez Xi Jinping. Vëmendjen e publikut e tërhoqi pikërisht Lauren, e cila edhe këtë herë nxiti komente të shumta për veshjen e saj.Ajo kishte zgjedhur një fustan të zi, të ngushtë pas trupit dhe me supe të zbuluara. Bëhej fjalë për një krijim të shtëpisë së modës Alexander McQueen, me prerje “mermaid”, që vinte dukshëm në pah dekoltenë.Fustani ishte realizuar në një stil minimalist, pa shumë detaje dekorative, çka e zhvendoste vëmendjen te silueta dhe pjesa e sipërme e veshjes. Foto: MegaVeshja e theksonte figurën e saj, ndërsa stilin e kishte kompletuar me një varëse dhe vathë me diamante. Megjithatë, zgjedhja e saj nuk u prit mirë nga të gjithë. Një pjesë e përdoruesve në X e konsideruan veshjen “të papërshtatshme për një darkë shtetërore”, ndërsa disa të tjerë komentuan se “paraja nuk mund ta blejë stilin”.“Pak dinjitet, për hir të Zotit. Kjo është një darkë shtetërore dhe ti je 56 vjeçe”, shkroi një përdorues, ndërsa një tjetër komentoi: “Ajo e pëlqen shumë ta vërë dekoltenë në plan të parë”.Por pati edhe nga ata që kësaj here e mbrojtën zgjedhjen e saj.“Ky fustan në fakt është mjaft konservator krahasuar me disa nga paraqitjet e saj të mëparshme”, shkroi një komentues.“Unë mendoj se kësaj here ka zgjedhur një fustan mjaft të mirë”, shtoi një tjetër. Foto: Mega/Telegrafi/

Te
TelegrafiIzvorni izdavač

Imaš stručno mišljenje ili uvid iz prve ruke?

Pošalji svoju analizu, reakciju ili repliku i pridruži se mreži nezavisnih autora Balkan.news.

Pridruži se autorima →
Izvor: Telegrafi

Veshja elegante, por e guximshme, nxiti reagime të shumta në rrjete, ndërsa një pjesë e komentuesve e konsideruan të papërshtatshme për rastinEdhe një paraqitje e Lauren Sánchez është bërë temë diskutimi në rrjetet sociale. Kritikët e modës në platformën X nuk e kursyen zgjedhjen e saj për një mbrëmje gala në Shtëpinë e Bardhë.Jeff Bezos dhe Lauren Sánchez së fundmi morën pjesë në një darkë gala në Shtëpinë e Bardhë, të organizuar me rastin e vizitës së presidentit kinez Xi Jinping. Vëmendjen e publikut e tërhoqi pikërisht Lauren, e cila edhe këtë herë nxiti komente të shumta për veshjen e saj.Ajo kishte zgjedhur një fustan të zi, të ngushtë pas trupit dhe me supe të zbuluara. Bëhej fjalë për një krijim të shtëpisë së modës Alexander McQueen, me prerje “mermaid”, që vinte dukshëm në pah dekoltenë.Fustani ishte realizuar në një stil minimalist, pa shumë detaje dekorative, çka e zhvendoste vëmendjen te silueta dhe pjesa e sipërme e veshjes. Foto: MegaVeshja e theksonte figurën e saj, ndërsa stilin e kishte kompletuar me një varëse dhe vathë me diamante. Megjithatë, zgjedhja e saj nuk u prit mirë nga të gjithë. Një pjesë e përdoruesve në X e konsideruan veshjen “të papërshtatshme për një darkë shtetërore”, ndërsa disa të tjerë komentuan se “paraja nuk mund ta blejë stilin”.“Pak dinjitet, për hir të Zotit. Kjo është një darkë shtetërore dhe ti je 56 vjeçe”, shkroi një përdorues, ndërsa një tjetër komentoi: “Ajo e pëlqen shumë ta vërë dekoltenë në plan të parë”.Por pati edhe nga ata që kësaj here e mbrojtën zgjedhjen e saj.“Ky fustan në fakt është mjaft konservator krahasuar me disa nga paraqitjet e saj të mëparshme”, shkroi një komentues.“Unë mendoj se kësaj here ka zgjedhur një fustan mjaft të mirë”, shtoi një tjetër. Foto: Mega/Telegrafi/

Mreža izvora

Učitavamo…

Ovo je sažetak vijesti. Cijeli tekst dostupan je kod izvornog izdavača. Pročitaj na izvornom portalu ↗

Učitavamo…
Kontekstualne leće

✦ Kontekstualne leće

Učitavamo…

Kako je nastao ovaj članak?

Učitavanje podataka o nastanku članka…

Balkan · Puls čitalaca0 glasova

Učitavamo…

Učitavanje diskusije…