Alina habbaIsh-avokatja e Trumpit martohet me miliarderin turk në një ceremoni luksoze
2 min čitanja
Alina habba
Ish-avokatja e Trumpit martohet me miliarderin turk në një ceremoni luksoze
💡 Reakcije čitalacaUčitavamo…
Alina Habba, ish-avokatja personale e presidentit amerikan Donald Trump, është martuar me miliarderin turk Turhan Mildon në një ceremoni madhështore në hotelin “Waldorf Astoria” në New York.Sipas vlerësimeve të publikuara nga “New York Post”, organizimi i dasmës ka kushtuar rreth 8.8 milionë euro. Salla u dekorua me rreth 900 mijë lule të ardhura nga vende të ndryshme të botës, ndërsa çifti shkëmbeu betimet përpara një aranzhimi të madh me trëndafila të bardhë dhe rozë. Foto: InstagramPjesë e ceremonisë ishte edhe vallëzimi i parë i çiftit, nën tingujt e këngës “Hier Encore”, të interpretuar nga një këngëtar francez i angazhuar posaçërisht për këtë rast.Habba ndërroi tri fustane gjatë mbrëmjes. Foto: InstagramFillimisht veshi një fustan të bardhë me detaje dantelle dhe bisht të gjatë, më pas një fustan të gjatë me shkëlqim, teksa për pjesën e festës zgjodhi një fustan të shkurtër të bardhë me temina.Në mesin e të ftuarve ishin edhe disa figura të njohura nga rrethi politik i Trumpit dhe personazhe të tjera publike, përfshirë ish-boksierin Mike Tyson, drejtorin e FBI-së Kash Patel dhe prokurorin federal amerikan Todd Blanche. Pas dasmës performoi reperi Nelly. Foto: InstagramPër organizimin e festës u angazhua kompania “YSD Events”, derisa atmosfera u shoqërua edhe me performancën e një orkestre prej 30 anëtarësh. Fëmijët e Habbas, Chloe dhe Luke, qëndruan pranë çiftit gjatë pjesës më të madhe të mbrëmjes. Foto: InstagramHabba dhe Mildon u njohën më herët gjatë këtij viti në një event në Kennedy Center.Për Habban, kjo është martesa e tretë. Ajo ka dy fëmijë nga martesa e saj e parë me avokatin Matthew Eyet. /Telegrafi/ Foto: Instagram
Te
TelegrafiIzvorni izdavač
Imaš stručno mišljenje ili uvid iz prve ruke?
Pošalji svoju analizu, reakciju ili repliku i pridruži se mreži nezavisnih autora Balkan.news.