PraćenoSačuvano
BS
Napiši stav / Postani autor
BS
Bashkimi evropianA ka BE-ja mjaftueshëm gaz për dimrin?
2 min čitanja
Bashkimi evropian

A ka BE-ja mjaftueshëm gaz për dimrin?

Reakcije čitalacaUčitavamo…

Evropa po i afrohet dimrit me rezervat e gazit në nivele dukshëm më të ulëta se vitet e kaluara, ndërsa lufta dhe ndërprerjet në Lindjen e Mesme po e bëjnë furnizimin me LNG më të shtrenjtë dhe më të pasigurt.Komisioni Evropian ka paralajmëruar vendet anëtare se rezervat e gazit mbeten në nivele “jashtëzakonisht të ulëta”, pas një vere të nxehtë dhe të thatë që rriti përdorimin e gazit për prodhimin e energjisë elektrike dhe uli sasinë e disponueshme për mbushjen e rezervave nëntokësore, transmeton Telegrafi.Ndërkohë, tregu global i gazit është goditur nga lufta SHBA-Izrael kundër Iranit, e cila ka reduktuar ndjeshëm qarkullimin e gazit natyror të lëngshëm, LNG, përmes ngushticës strategjike të Hormuzit. Flukset kanë rënë në vetëm 15 deri në 25 për qind të niveleve para luftës.Presioni u shtua edhe më shumë të hënën, kur Katari njoftoi se do të zgjasë edhe për një muaj forcën madhore për dërgesat e LNG-së drejt klientëve në Azi dhe Evropë. Dërgesat drejt Evropës pritet të rifillojnë në dhjetor.Sa gaz ka në rezervat evropiane?Sipas rregullave të BE-së, shtetet anëtare duhet të mbushin rezervat e gazit përpara dimrit, zakonisht në struktura nëntokësore si fusha të shteruara gazi apo kaverno me kripë.Pas pushtimit rus të Ukrainës në vitin 2022, objektivi standard ishte që rezervat të arrinin në 90 për qind deri më 1 nëntor.Por për shkak të rritjes së fortë të çmimeve të gazit dhe pasigurisë së furnizimit, Komisioni Evropian u dha vendeve më shumë fleksibilitet, duke lejuar që objektivi të ulet në 75-80 për qind, në mënyrë që shtetet të shmangin blerjet e nxituara me çmime shumë të larta.Komisioneri evropian për Energjinë, Dan Jørgensen, u ka kërkuar qeverive të shfrytëzojnë këtë fleksibilitet për të ulur presionin mbi çmimet dhe kostot e mbushjes së rezervave.Nëntë vende të BE-së – Qipro, Estonia, Finlanda, Greqia, Irlanda, Lituania, Luksemburgu, Malta dhe Sllovenia – nuk kanë kapacitete të veta për ruajtjen e gazit. Për këtë arsye, ato duhet të kenë marrëveshje solida

Te
TelegrafiIzvorni izdavač

Imaš stručno mišljenje ili uvid iz prve ruke?

Pošalji svoju analizu, reakciju ili repliku i pridruži se mreži nezavisnih autora Balkan.news.

Pridruži se autorima →
Izvor: Telegrafi

Evropa po i afrohet dimrit me rezervat e gazit në nivele dukshëm më të ulëta se vitet e kaluara, ndërsa lufta dhe ndërprerjet në Lindjen e Mesme po e bëjnë furnizimin me LNG më të shtrenjtë dhe më të pasigurt.Komisioni Evropian ka paralajmëruar vendet anëtare se rezervat e gazit mbeten në nivele “jashtëzakonisht të ulëta”, pas një vere të nxehtë dhe të thatë që rriti përdorimin e gazit për prodhimin e energjisë elektrike dhe uli sasinë e disponueshme për mbushjen e rezervave nëntokësore, transmeton Telegrafi.Ndërkohë, tregu global i gazit është goditur nga lufta SHBA-Izrael kundër Iranit, e cila ka reduktuar ndjeshëm qarkullimin e gazit natyror të lëngshëm, LNG, përmes ngushticës strategjike të Hormuzit. Flukset kanë rënë në vetëm 15 deri në 25 për qind të niveleve para luftës.Presioni u shtua edhe më shumë të hënën, kur Katari njoftoi se do të zgjasë edhe për një muaj forcën madhore për dërgesat e LNG-së drejt klientëve në Azi dhe Evropë. Dërgesat drejt Evropës pritet të rifillojnë në dhjetor.Sa gaz ka në rezervat evropiane?Sipas rregullave të BE-së, shtetet anëtare duhet të mbushin rezervat e gazit përpara dimrit, zakonisht në struktura nëntokësore si fusha të shteruara gazi apo kaverno me kripë.Pas pushtimit rus të Ukrainës në vitin 2022, objektivi standard ishte që rezervat të arrinin në 90 për qind deri më 1 nëntor.Por për shkak të rritjes së fortë të çmimeve të gazit dhe pasigurisë së furnizimit, Komisioni Evropian u dha vendeve më shumë fleksibilitet, duke lejuar që objektivi të ulet në 75-80 për qind, në mënyrë që shtetet të shmangin blerjet e nxituara me çmime shumë të larta.Komisioneri evropian për Energjinë, Dan Jørgensen, u ka kërkuar qeverive të shfrytëzojnë këtë fleksibilitet për të ulur presionin mbi çmimet dhe kostot e mbushjes së rezervave.Nëntë vende të BE-së – Qipro, Estonia, Finlanda, Greqia, Irlanda, Lituania, Luksemburgu, Malta dhe Sllovenia – nuk kanë kapacitete të veta për ruajtjen e gazit. Për këtë arsye, ato duhet të kenë marrëveshje solida

Mreža izvora

Učitavamo…

Ovo je sažetak vijesti. Cijeli tekst dostupan je kod izvornog izdavača. Pročitaj na izvornom portalu ↗

Učitavamo…
Kontekstualne leće

✦ Kontekstualne leće

Učitavamo…

Kako je nastao ovaj članak?

Učitavanje podataka o nastanku članka…

Balkan · Puls čitalaca0 glasova

Učitavamo…

Učitavanje diskusije…