GjumiShtriheni për të fjetur, por mendimet nuk ndalen? Këto 5 teknika mund ta qetësojnë mendjen para gjumit
2 min čitanja
Gjumi
Shtriheni për të fjetur, por mendimet nuk ndalen? Këto 5 teknika mund ta qetësojnë mendjen para gjumit
💡 Reakcije čitalacaUčitavamo…
Skanimi i trupit, frymëmarrja, vizualizimi, mirënjohja dhe tokëzimi mund ta largojnë vëmendjen nga vorbulla e mendimeve dhe ta përgatisin trupin për pushimNëse sapo shtriheni në shtrat mendimet fillojnë të punojnë edhe më shumë, nuk jeni të vetmit. Pikërisht në fund të ditës, kur zhduken shpërqendrimet, shqetësimet, detyrimet dhe skenarët e ndryshëm mund të dalin në plan të parë dhe ta vështirësojnë gjumin.Meditimi para gjumit mund të ndihmojë në qetësimin e mendimeve dhe relaksimin e trupit. Qëllimi nuk është ta detyrojmë veten të flemë, por të krijojmë kushte që organizmi gradualisht të kalojë në gjendje pushimi.Meditimi mund të bëhet në heshtje ose me udhëzim zanor. Për shumë njerëz, meditimi i udhëhequr është më i lehtë, sepse një zë i qetë i drejton hap pas hapi dhe nuk i lë të merren vazhdimisht me pyetjen: “A po më zë gjumi?”1. Skanimi i trupit e zhvendos vëmendjen nga mendimetKjo teknikë nënkupton kalimin gradual të vëmendjes nga një pjesë e trupit te tjetra, për shembull nga koka deri te këmbët.Gjatë këtij procesi vërejmë peshën, tensionin, ngrohtësinë, të ftohtin ose ndjesi të tjera, pa u përpjekur t’i ndryshojmë me zor. Me frymëmarrje të qetë, tensioni mund të lirohet gradualisht.Kjo mund të jetë veçanërisht e dobishme për personat që ndiejnë tension fizik para gjumit ose për ata që nuk arrijnë ta ndalin rrjedhën e mendimeve.2. Frymëmarrja e ngadalshme e orienton trupin drejt pushimitUshtrimet e frymëmarrjes janë ndër teknikat më të thjeshta. Mund të numëroni gjatë frymëmarrjes ose thjesht të ndiqni hyrjen dhe daljen e ajrit.Nuk ka nevojë që frymëmarrja të jetë “perfekte”. Ideja është që, sa herë mendja largohet, vëmendja të kthehet butësisht te fryma.Frymëmarrja më e ngadaltë dhe më e qetë mund të ndihmojë organizmin të kalojë në një gjendje më të relaksuar dhe ta largojë fokusin nga mendimet e përsëritura.3. Vizualizimi krijon distancë nga shqetësimetNjë tjetër teknikë është të imagjinoni një vend që e lidhni me qetësinë: një plazh, pyll, dhomë të ngroh
Te
TelegrafiIzvorni izdavač
Imaš stručno mišljenje ili uvid iz prve ruke?
Pošalji svoju analizu, reakciju ili repliku i pridruži se mreži nezavisnih autora Balkan.news.