PraćenoSačuvano
BS
Napiši stav / Postani autor
BS
MjaltaSi ta ktheni mjaltin e kristalizuar në gjendje të lëngshme
2 min čitanja
Mjalta

Si ta ktheni mjaltin e kristalizuar në gjendje të lëngshme

Reakcije čitalacaUčitavamo…

Gjatë periudhës së vjeshtës dhe dimrit, shumë njerëz përdorin mjaltin si një alternativë më të shëndetshme ndaj sheqerit. Ekspertët kanë shpjeguar se si mund ta ktheni mjaltin e kristalizuar në gjendje të lëngshme.Mjalti i kristalizuar është i sigurt për konsum, pasi kristalizimi është një proces natyral që ndodh me kalimin e kohës. Foto ilustruese Ky proces nuk ndikon negativisht në shijen apo cilësinë e mjaltit.Nëse dëshironi ta ktheni mjaltin në gjendje të lëngshme, rekomandohet të ngrohni vetëm sasinë që ju nevojitet. Ngrohja dhe ftohja e përsëritur mund të ndikojë në aromën karakteristike të mjaltit, ndaj nuk këshillohet që e gjithë sasia të dekristalizohet.Nëse mjalti ndodhet në një enë plastike, kalojeni në një enë qelqi me kapak. Më pas vendoseni enën e hapur me mjaltë në ujë të ngrohtë për rreth 5 deri në 10 minuta, në mënyrë që kristalet të treten.Niveli i ujit duhet të jetë më i lartë se niveli i mjaltit, por duhet pasur kujdes që uji të mos futet brenda enës.Uji nuk duhet të jetë shumë i nxehtë, pasi temperaturat e larta mund të dëmtojnë cilësinë dhe disa nga vetitë ushqyese të mjaltit. Nëse mbinxehet, mjalti mund të fillojë edhe të karamelizohet.Gjithashtu, mos e ngrohni mjaltin në mikrovalë, pasi ajo e ngroh në mënyrë jo të njëtrajtshme dhe mund të bëjë që një pjesë e mjaltit të mbinxehet ose edhe të vlojë. /Telegrafi/

Te
TelegrafiIzvorni izdavač

Imaš stručno mišljenje ili uvid iz prve ruke?

Pošalji svoju analizu, reakciju ili repliku i pridruži se mreži nezavisnih autora Balkan.news.

Pridruži se autorima →
Izvor: Telegrafi

Gjatë periudhës së vjeshtës dhe dimrit, shumë njerëz përdorin mjaltin si një alternativë më të shëndetshme ndaj sheqerit. Ekspertët kanë shpjeguar se si mund ta ktheni mjaltin e kristalizuar në gjendje të lëngshme.Mjalti i kristalizuar është i sigurt për konsum, pasi kristalizimi është një proces natyral që ndodh me kalimin e kohës. Foto ilustruese Ky proces nuk ndikon negativisht në shijen apo cilësinë e mjaltit.Nëse dëshironi ta ktheni mjaltin në gjendje të lëngshme, rekomandohet të ngrohni vetëm sasinë që ju nevojitet. Ngrohja dhe ftohja e përsëritur mund të ndikojë në aromën karakteristike të mjaltit, ndaj nuk këshillohet që e gjithë sasia të dekristalizohet.Nëse mjalti ndodhet në një enë plastike, kalojeni në një enë qelqi me kapak. Më pas vendoseni enën e hapur me mjaltë në ujë të ngrohtë për rreth 5 deri në 10 minuta, në mënyrë që kristalet të treten.Niveli i ujit duhet të jetë më i lartë se niveli i mjaltit, por duhet pasur kujdes që uji të mos futet brenda enës.Uji nuk duhet të jetë shumë i nxehtë, pasi temperaturat e larta mund të dëmtojnë cilësinë dhe disa nga vetitë ushqyese të mjaltit. Nëse mbinxehet, mjalti mund të fillojë edhe të karamelizohet.Gjithashtu, mos e ngrohni mjaltin në mikrovalë, pasi ajo e ngroh në mënyrë jo të njëtrajtshme dhe mund të bëjë që një pjesë e mjaltit të mbinxehet ose edhe të vlojë. /Telegrafi/

Mreža izvora

Učitavamo…

Ovo je sažetak vijesti. Cijeli tekst dostupan je kod izvornog izdavača. Pročitaj na izvornom portalu ↗

Učitavamo…
Kontekstualne leće

✦ Kontekstualne leće

Učitavamo…

Kako je nastao ovaj članak?

Učitavanje podataka o nastanku članka…

Balkan · Puls čitalaca0 glasova

Učitavamo…

Učitavanje diskusije…