PraćenoSačuvano
BS
Napiši stav / Postani autor
BS
Dhomat e specializuara“Jo në emrin tim”, për të 13-tën natë protestohet kundër aktgjykimit të Speciales
1 min čitanja
Dhomat e specializuara

“Jo në emrin tim”, për të 13-tën natë protestohet kundër aktgjykimit të Speciales

Reakcije čitalacaUčitavamo…

Qytetarët janë mbledhur sërish të hënën mbrëma në Sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë, në kuadër të protestës “Jo në emrin tim”, e cila po mbahet kundër aktgjykimit dënues të Gjykatës Speciale në Hagë ndaj ish-drejtuesve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.Kjo është nata e 13-të me radhë që qytetarët mblidhen në shesh për të shprehur kundërshtimin ndaj aktgjykimit të shpallur më 16 shtator.Protesta e së hënës vjen në ditën kur Kuvendi i Kosovës miratoi një deklaratë lidhur me aktgjykimin e Gjykatës Speciale në Hagë.Në deklaratën e miratuar nga deputetët thuhet se Kuvendi e konsideron “të papranueshëm përfundimin për ekzistencën e një qëllimi të përbashkët kriminal”.Paralelisht me protestat dhe reagimet politike, janë shtuar edhe kërkesat që ndryshimet dhe plotësimet në Projektligjin që lidhet me Dhomat e Specializuara të procedohen sa më shpejt për shqyrtim dhe votim në Kuvend.Protesta “Jo në emrin tim” ka nisur më 16 shtator, menjëherë pas shpalljes së aktgjykimit në Hagë, dhe që atëherë po mbahet çdo mbrëmje në qendër të Prishtinës.Qytetarët që i bashkohen protestës po kërkojnë që kundërshtimi ndaj aktgjykimit të vazhdojë edhe përmes veprimeve institucionale dhe politike./Telegrafi.

Te
TelegrafiIzvorni izdavač

Imaš stručno mišljenje ili uvid iz prve ruke?

Pošalji svoju analizu, reakciju ili repliku i pridruži se mreži nezavisnih autora Balkan.news.

Pridruži se autorima →
Izvor: Telegrafi

Qytetarët janë mbledhur sërish të hënën mbrëma në Sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë, në kuadër të protestës “Jo në emrin tim”, e cila po mbahet kundër aktgjykimit dënues të Gjykatës Speciale në Hagë ndaj ish-drejtuesve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.Kjo është nata e 13-të me radhë që qytetarët mblidhen në shesh për të shprehur kundërshtimin ndaj aktgjykimit të shpallur më 16 shtator.Protesta e së hënës vjen në ditën kur Kuvendi i Kosovës miratoi një deklaratë lidhur me aktgjykimin e Gjykatës Speciale në Hagë.Në deklaratën e miratuar nga deputetët thuhet se Kuvendi e konsideron “të papranueshëm përfundimin për ekzistencën e një qëllimi të përbashkët kriminal”.Paralelisht me protestat dhe reagimet politike, janë shtuar edhe kërkesat që ndryshimet dhe plotësimet në Projektligjin që lidhet me Dhomat e Specializuara të procedohen sa më shpejt për shqyrtim dhe votim në Kuvend.Protesta “Jo në emrin tim” ka nisur më 16 shtator, menjëherë pas shpalljes së aktgjykimit në Hagë, dhe që atëherë po mbahet çdo mbrëmje në qendër të Prishtinës.Qytetarët që i bashkohen protestës po kërkojnë që kundërshtimi ndaj aktgjykimit të vazhdojë edhe përmes veprimeve institucionale dhe politike./Telegrafi.

Mreža izvora

Učitavamo…

Ovo je sažetak vijesti. Cijeli tekst dostupan je kod izvornog izdavača. Pročitaj na izvornom portalu ↗

Učitavamo…
Kontekstualne leće

✦ Kontekstualne leće

Učitavamo…

Kako je nastao ovaj članak?

Učitavanje podataka o nastanku članka…

Balkan · Puls čitalaca0 glasova

Učitavamo…

Učitavanje diskusije…