ShbaPublikoi fotografi të krijuar me inteligjencë artificiale me mbishkrimin “Lake America”, humb punën drejtuesja nga Miçigani
2 min čitanja
Shba
Publikoi fotografi të krijuar me inteligjencë artificiale me mbishkrimin “Lake America”, humb punën drejtuesja nga Miçigani
💡 Reakcije čitalacaUčitavamo…
Një drejtuese e një kooperative krediti në Michigan ka humbur vendin e punës pasi publikoi në rrjetet sociale një fotografi të krijuar me ndihmën e inteligjencës artificiale, ku ajo dhe familja e saj shfaqeshin me bluza me mbishkrimin “Lake America”, emërtim i lidhur me presidentin amerikan Donald Trump.Jane Smith ishte drejtuese ekzekutive e Family First Credit Union, me bazë në Saginaw, Michigan, kur publikoi fotografinë në Facebook më 11 shtator, ndërsa ndodhej në aeroportin e Detroitit për të udhëtuar drejt Halifaxit, në Kanada.Sipas raportimeve, Smith përdori ChatGPT për të ndryshuar mbishkrimin në veshjet e familjes, duke vendosur “Lake America” – emrin që administrata Trump ka urdhëruar që agjencitë federale amerikane të përdorin për Liqenin Ontario.Fotografia u shoqërua me një koment me tone ironike ndaj Kanadasë: “Ju pëlqejnë bluzat tona? Nuk besoj se Kanadasë do t’i pëlqejnë”. Postimi përfundonte me “Lol lol”, transmeton Telegrafi.Fotografia u përhap me shpejtësi në internet dhe shkaktoi reagime të forta, veçanërisht në Kanada. Kritikët e konsideruan postimin fyes dhe të pandjeshëm, sidomos për shkak të datës së publikimit.11 shtatori shënon përvjetorin e sulmeve terroriste të vitit 2001 në SHBA. Pikërisht Halifax kishte një rol të veçantë atë ditë, pasi qyteti priti mijëra pasagjerë të avionëve që u devijuan drejt Kanadasë pasi hapësira ajrore amerikane u mbyll.Postimi u fshi më vonë, ndërsa Family First Credit Union njoftoi se po e shqyrtonte situatën.Smith kërkoi falje dhe tha se nuk kishte synuar të bënte deklaratë politike. Në një intervistë për televizionin WJRT, ajo tha se familja thjesht po bënte shaka me ndryshimin e emrit të njërit prej Liqeneve të Mëdha. Ajo pranoi gjithashtu se, nga këndvështrimi i dikujt në Halifax, fotografia mund të perceptohej si jashtëzakonisht fyese.“Nuk do të doja kurrë të ofendoja apo lëndoja dikë,” tha Smith, duke shtuar se i vinte keq që postimi mund t’i kishte bërë njerëzit të mendonin se ajo nuk i vlerësonte.Megjith
Te
TelegrafiIzvorni izdavač
Imaš stručno mišljenje ili uvid iz prve ruke?
Pošalji svoju analizu, reakciju ili repliku i pridruži se mreži nezavisnih autora Balkan.news.