RusiaNga radikal i Sheshelit te partner i Rusisë – çfarë la pas Vuçiqi pas 14 vjetësh në pushtet?
2 min čitanja
Rusia
Nga radikal i Sheshelit te partner i Rusisë – çfarë la pas Vuçiqi pas 14 vjetësh në pushtet?
💡 Reakcije čitalacaUčitavamo…
Ish-radikal i Vojsllav Sheshelit dhe ministër i Sllobodan Millosheviqit, Aleksandar Vuçiqi gjatë dekadës së kaluar, si zyrtar i Partisë së re Përparimtare të Serbisë, u orientua drejt Perëndimit dhe u bë partner i tij.Një dekadë e gjysmë më vonë, ai e braktisi postin e presidentit të Serbisë dhe iu fut garës zgjedhore për postin e kryeministrit, pas dy vjetësh protestash dhe kërkesash për zgjedhje të parakohshme.“Në vitet e para ai premtoi disa ndryshime dhe ne, si shoqëri, besuam se kishte mësuar diçka nga vitet ’90, por në fund gjithçka përfundoi në diçka që i ngjan shumë viteve ’90”, thotë Dushan Spasojeviq nga Fakulteti i Shkencave Politike në Beograd.Në vitet e fundit, vlerëson Spasojeviqi, shohim “prirje autoritare, punë të papërfunduara, korrupsion dhe premtime të parealizuara”.Vdekja e 16 njerëzve nga shembja e strehës në stacionin hekurudhor në Novi Sad nxiti protesta masive dhe kërkesa për përgjegjësi nga pushteti.Protestuesit, të udhëhequr nga studentët në bllokadë, kërkuan ndryshimin e pushtetit, duke vlerësuar se puna e dobët për rindërtimin e asaj strehe dhe korrupsioni kishin shkaktuar atë tragjedi.Serbia nën udhëheqjen e Vuçiqit ka shënuar rënie të lirive, gjë që është theksuar edhe në raportin e fundit të organizatës ndërkombëtare, Freedom House.Në atë raport, Serbia është renditur ndër vendet me rënien më të madhe të lirive të njeriut.Ndërkohë, Serbia ka ngecur në integrimet evropiane, duke kaluar nga fillimisht një prej vendeve prijëse, së bashku me Malin e Zi, pothuajse në fund të listës.Që nga fundi i vitit 2021, nuk është hapur asnjë kapitull në negociatat për anëtarësimin në Bashkimin Evropian.Rënia e demokracisë, marrëdhëniet e pazgjidhura me Kosovën dhe, mbi të gjitha, mosvendosja e sanksioneve ndaj Rusisë për shkak të pushtimit të Ukrainës, janë arsyet kryesore për këtë ngecje.Duke dhënë dorëheqjen tetë muaj para përfundimit të mandatit, Vuçiqi tha më 27 shtator se e di se ka gabuar në vendime të ndryshme.“Që nga përzgjedhja e njerëzve, ndo
Te
TelegrafiIzvorni izdavač
Imaš stručno mišljenje ili uvid iz prve ruke?
Pošalji svoju analizu, reakciju ili repliku i pridruži se mreži nezavisnih autora Balkan.news.