Drejtori i Institutit “Octopus”, Arben Fetoshi, vlerëson se narrativat për Kosovën, akuzat ndaj Kroacisë dhe, siç i cilëson ai, lajkat ndaj Presidentit Trump në fjalimin e Vuçiqit, janë elementet që ravijëzojnë qëllimet e “Botës Serbe” dhe legjitimojnë agresionin e Putinit në Ukrainë.Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, e ka shfrytëzuar foltoren e Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara për të ushtruar presion ndaj Perëndimit, duke e paraqitur Serbinë si viktimë të “padrejtësisë” së Perëndimit dhe ndërhyrjen e NATO-s në vitin 1999 si pikën që, sipas tij, e ka “shkatërruar” rendin ndërkombëtar. Kështu vlerëson drejtori i Institutit për Studime të Luftës Hibride “Octopus”, Arben Fetoshi, në analizën “Recetat perfide të Serbisë në Nju Jork: Moralizimet e Vuçiqit në Asamblenë e Përgjithshme si presion ndaj Perëndimit”.Fetoshi e dekonstrukton adresimin e Vuçiqit jo vetëm në raport me Kosovën, por në kontekst më të gjerë rajonal e gjeopolitik. Sipas tij, presidenti serb tentoi ta vendosë në qendër pretendimin për “padrejtësinë” e Perëndimit ndaj Serbisë, duke e shmangur të vërtetën për luftërat e viteve ’90."Na ishte njëherë një ministër finok, që i kishte ngjizur ambalazhat për terrorin e shefit të tij dhe 30 vjet më pas, në kryeqendrën e diplomacisë botërore, tentoi t’i ‘gozhdojë’ ata që e ndalën terrorin, spastrimin etnik dhe gjenocidin në Kroaci, Bosnjë-Hercegovinë e Kosovë”, shkruan Fetoshi në hyrje të analizës.Fetoshi vlerëson se Vuçiq tentoi ta vendoste Kosovën e viteve 1999–2008 dhe Ukrainën e sotme brenda së njëjtës kornizë argumentuese, duke e paraqitur ndërhyrjen e NATO-s dhe njohjen e pavarësisë së Kosovës si precedent që, sipas presidentit serb, kishte hapur “Kutinë e Pandorës”. Por, sipas tij, ky narracion e shmang me qëllim represionin, masakrat, dhunimet dhe spastrimin etnik të dokumentuara nga Tribunali Penal Ndërkombëtar për ish-Jugosllavinë, si shkak i reagimit perëndimor.Në këtë kontekst, ai sjell në vëmendje aktakuzën dhe procesin ndaj Mi
Mreža izvora
Učitavamo…
Ovo je sažetak vijesti. Cijeli tekst dostupan je kod izvornog izdavača. Pročitaj na izvornom portalu ↗
