Skip to comments
Događaj u razvoju
Pogradeci

Pandi 103 vjeç, Artemisi 101 – motër e vëlla rrëfejnë një shekull histori nga Pogradeci

Pandi dhe Artemisi Bardhi janë motër e vëlla nga Pogradeci dhe së bashku kanë më shumë se dy shekuj jetë. Pandi është 103 vjeç, ndërsa e motra, Artemisi, 101 vjeçe. Të dy kanë ruajtur kujtime nga Pogradeci i fëmijërisë, nga pushtimi italian dhe nga dekada të tëra ndryshimesh që kanë transformuar qytetin dhe vendin.Edhe pse nuk kanë bërë një jetë luksi, por kanë qenë njerëz të thjeshtë dhe punëtorë, sot ata janë ndër banorët më të moshuar të Pogradecit dhe gëzojnë një shëndet të mirë.Pandi, i cili gjatë gjithë jetës ka ushtruar profesionin e kallajxhiut, e ka parë Pogradecin të ndryshojë brez pas brezi. Mes kujtimeve të tij janë edhe ngjarje që i përkasin historisë së vendit, përfshirë vitin 1939 dhe pushtimin italian.Sipas Pandit, ushtarët italianë nuk silleshin si pushtues, por ishin njerëz që kërkonin të argëtoheshin ndërsa kujton ditët e para të pushtimit, shitjen e gështenjave dhe takimet me ushtarët italianë. “Pandi Vangjel Bardhi. Jam e 3 vjet më i madh të shkrojtura atje. Unë e mbaj Pogradecin mend shumë mirë. Shkollën e kam bërë në katundin Kotodesh. Hyri Italia fashiste këtu, pas dy-tre ditëve u shpërndanë, ca shqip, ca italianë. Ne të rinj shisnim gështenja. Vino, grapa, kantare, të qejfit. E ne pas atyre si kalamaj. Nuk ishin katila, ne nuk pamë njeri të rrihej. Vinin këndonin, lavora thoshin. Punë. No guera”, thotë Pandi Bardhi.Përballë tij, Artemisi, 101 vjeçe, kujton jetën e asaj kohe, vitet e vështira dhe punën që e shoqëroi gjatë gjithë jetës. Me profesion rrobaqepëse, ajo tregon se puna ka qenë pjesë e pandarë e jetës së saj.“Artemisi e kam unë. E bija e Vangjel Bardhit. Datëlindja, dhjetor i 25. Rrobaqepëse kam qenë. Bënim për çupa, për fëmijë. Pantallona, xhaketa. Unë për vete nuk vuajta e atëherë”, thotë ajo.Dy jetë të nisura më shumë se një shekull më parë kanë dëshmuar ndryshime të jashtëzakonshme. Nga Pogradeci i fëmijërisë së tyre te qyteti i sotëm, shumëçka ka ndryshuar, ndërsa të dy thonë se jeta sot është më e mirë dhe më e lehtë.Kur flasi

Objavljeno · 2 min čitanja

Slika uz članak: Pandi 103 vjeç, Artemisi 101 – motër e vëlla rrëfejnë një shekull histori nga PogradeciFoto: Telegrafi

Iz objave izvora

Ovo je sažetak vijesti. Cijeli članak pročitajte na Telegrafi.

Objasni ovaj članak

Otvorite jedan od pregleda ispod za sažete, citirane odgovore izvedene iz podataka koje BalkanNews prikuplja o ovom članku.

Puls čitalaca

Kako doživljavaš ovu vijest?

Učitavanje reakcija…

Učitavanje ankete…

Hronologija

Učitavanje hronologije.

Kako je nastao ovaj članak?

  • Učitavam podatke o nastanku članka.
Učitavanje...