Foto: TelegrafiIz objave izvora
Instituti për Mbrojtjen e Vlerave Demokratike (IPDV) ka publikuar një Vlerësim Institucional Transatlantik lidhur me procesin e Dhomave të Specializuara të Kosovës, të shoqëruar me një regjistër prej 1,375 gjetjesh të strukturuara që lidhen me çështje procedurale dhe provuese gjatë procesit gjyqësor.Sipas materialit të IPDV-së, Kapitulli 8 i vlerësimit trajton çështjet procedurale dhe provuese të evidentuara gjatë procesit, ndërsa Regjistri Procedural përmban jo më pak se 1,375 gjetje të klasifikuara.IPDV sqaron se numri prej 1,375 nuk duhet interpretuar si 1,375 shkelje të konstatuara gjyqësisht. Regjistri përfshin shkelje ose gabime të konstatuara, mangësi të pranuara apo të korrigjuara, problematika procedurale të dokumentuara, pretendime dhe kundërshtime të palëve, masa korrigjuese, çështje të provave dhe pranueshmërisë, si dhe raste të shqyrtuara nga gjykata ku nuk është konstatuar shkelje.Sipas klasifikimit të prezantuar nga Instituti, në regjistër përfshihen 311 çështje që lidhen me provat dhe pranueshmërinë, 254 shqetësime procedurale të dokumentuara, 228 pretendime dhe kundërshtime procedurale të Mbrojtjes dhe 206 çështje të tjera procedurale.Po ashtu, janë evidentuar 67 vendime që lidhen me mbrojtjen e të drejtave dhe proporcionalitetin, 57 vlerësime analitike për ndikimin potencial, 20 shqyrtime gjyqësore për paraburgimin ose lirimin, si dhe urdhra të ndryshëm për administrimin dhe menaxhimin e çështjes.IPDV kërkon shqyrtimin e efektit të mundshëm kumulativNdër çështjet që IPDV thotë se duhen shqyrtuar janë zbulimi apo dorëzimi me vonesë i materialeve, mangësitë në njoftim, kufizimet në ballafaqim, përdorimi i deklaratave të mëparshme ose provave të patestuara, besueshmëria dhe prejardhja e materialeve, si dhe garancitë procedurale.Instituti kërkon që çështjet e dokumentuara t'i nënshtrohen kontrollit juridik nga organet kompetente dhe, kur është relevante, të shqyrtohet edhe efekti i tyre kumulativ.Sipas vlerësimit, qëllimi duhet të jetë përcaktimi nëse
Ovo je sažetak vijesti. Cijeli članak pročitajte na Telegrafi.
Objasni ovaj članak
Otvorite jedan od pregleda ispod za sažete, citirane odgovore izvedene iz podataka koje BalkanNews prikuplja o ovom članku.
Kako doživljavaš ovu vijest?
Učitavanje reakcija…
Učitavanje ankete…
Hronologija
Učitavanje hronologije.
Ključne tvrdnje
Provjera ključnih tvrdnji još nije dostupna za ovaj članak.
Mapa izvora
Kako je nastao ovaj članak?
- Učitavam podatke o nastanku članka.