Sylvester stalloneSylvester Stallone rrëfen fëmijërinë e vështirë: U rrita mes të huajve, nëna ime nuk më përqafoi kurrë
1 min čitanja
Sylvester stallone
Sylvester Stallone rrëfen fëmijërinë e vështirë: U rrita mes të huajve, nëna ime nuk më përqafoi kurrë
💡 Reakcije čitalacaUčitavamo…
Aktori i njohur, Sylvester Stallone, ka rrëfyer për një fëmijëri të vështirë, të shoqëruar me dhunë, mungesë të përkujdesjes prindërore dhe ndjenjën e braktisjes.Në një intervistë për “The New York Times”, Stallone tregoi se një pjesë të fëmijërisë e kaloi në Maryland me babanë e tij, të cilin e përshkroi si të dhunshëm fizikisht. Ai kujtoi edhe një rast kur babai e kishte rrahur rëndë pasi ishte kthyer nga dyqani. Sylvester StalloneAktori foli gjithashtu për marrëdhënien me nënën e tij, duke thënë se ajo pothuajse kurrë nuk e kishte përqafuar. Si fëmijë, Stallone u dërgua për të jetuar në një konvikt, ku prindërit e vizitonin vetëm rreth një herë në muaj.Sipas tij, këto përvoja ndikuan fuqishëm në karakterin e tij dhe në forcën që më vonë e solli në personazhe si John Rambo.“Më bëri shumë të fortë”, tha Stallone, duke pranuar se kjo forcë erdhi “në mënyrën e gabuar”.Megjithatë, kujtoi edhe një moment të rrallë dashurie nga babai i tij, kur në moshën rreth nëntë vjeçare e kishte zënë gjumi në makinë dhe babai ia kishte vendosur kokën në prehër dhe dorën mbi kokë. “Dhe këtë nuk e harrova kurrë”, u shpreh aktori. /Telegrafi/
Te
TelegrafiIzvorni izdavač
Imaš stručno mišljenje ili uvid iz prve ruke?
Pošalji svoju analizu, reakciju ili repliku i pridruži se mreži nezavisnih autora Balkan.news.