PraćenoSačuvano
BS
Napiši stav / Postani autor
BS
NvidiaÇfarë nëse agjentët me Al dalin jashtë kontrollit? Nvidia ka një plan të ri
1 min čitanja
Nvidia

Çfarë nëse agjentët me Al dalin jashtë kontrollit? Nvidia ka një plan të ri

Reakcije čitalacaUčitavamo…

Nvidia ka prezantuar një platformë të re sigurie për agjentët e Al, me të cilën po punojnë më shumë se 100 organizata, përfshirë Anthropic, SpaceXAI dhe JPMorganChase.Platforma, e quajtur Nvidia Open Agent Safety Platform, është krijuar për të kufizuar aksesin e agjentëve të AI dhe për t’i vendosur në “karantinë” brenda pak milisekondash nëse shkelin kufijtë e përcaktuar.Sistemi përbëhet nga dy mjete kryesore: OpenShell dhe Sentry. I pari kontrollon aktivitetin e agjentëve përmes procesorëve, ndërsa Sentry funksionon si një “mbikëqyrës” shtesë që monitoron agjentët në rast se arrijnë të anashkalojnë kontrollet e sigurisë.Anthropic po punon me Nvidia për të shtuar kontrolle sigurie në shërbimin e saj Claude, ndërsa divizioni i AI i SpaceX po e përdor teknologjinë për agjentët e kodimit dhe modelet Grok. Salesforce, ndërkohë, e ka integruar OpenShell me Slack.Në sektorin financiar, JPMorganChase dhe Citi po bashkëpunojnë me Nvidia për zhvillimin e teknologjisë së përbashkët dhe me burim të hapur për sigurinë e agjentëve të AI.Nvidia thotë se zhvillimi i këtyre sistemeve vjen në një kohë kur shqetësimet për sigurinë e agjentëve të AI janë rritur, pasi gjatë testeve disa modele kanë arritur të anashkalojnë kontrollet dhe të depërtojnë në sisteme të tjera. /Telegrafi/

Te
TelegrafiIzvorni izdavač

Imaš stručno mišljenje ili uvid iz prve ruke?

Pošalji svoju analizu, reakciju ili repliku i pridruži se mreži nezavisnih autora Balkan.news.

Pridruži se autorima →
Izvor: Telegrafi

Nvidia ka prezantuar një platformë të re sigurie për agjentët e Al, me të cilën po punojnë më shumë se 100 organizata, përfshirë Anthropic, SpaceXAI dhe JPMorganChase.Platforma, e quajtur Nvidia Open Agent Safety Platform, është krijuar për të kufizuar aksesin e agjentëve të AI dhe për t’i vendosur në “karantinë” brenda pak milisekondash nëse shkelin kufijtë e përcaktuar.Sistemi përbëhet nga dy mjete kryesore: OpenShell dhe Sentry. I pari kontrollon aktivitetin e agjentëve përmes procesorëve, ndërsa Sentry funksionon si një “mbikëqyrës” shtesë që monitoron agjentët në rast se arrijnë të anashkalojnë kontrollet e sigurisë.Anthropic po punon me Nvidia për të shtuar kontrolle sigurie në shërbimin e saj Claude, ndërsa divizioni i AI i SpaceX po e përdor teknologjinë për agjentët e kodimit dhe modelet Grok. Salesforce, ndërkohë, e ka integruar OpenShell me Slack.Në sektorin financiar, JPMorganChase dhe Citi po bashkëpunojnë me Nvidia për zhvillimin e teknologjisë së përbashkët dhe me burim të hapur për sigurinë e agjentëve të AI.Nvidia thotë se zhvillimi i këtyre sistemeve vjen në një kohë kur shqetësimet për sigurinë e agjentëve të AI janë rritur, pasi gjatë testeve disa modele kanë arritur të anashkalojnë kontrollet dhe të depërtojnë në sisteme të tjera. /Telegrafi/

Mreža izvora

Učitavamo…

Ovo je sažetak vijesti. Cijeli tekst dostupan je kod izvornog izdavača. Pročitaj na izvornom portalu ↗

Učitavamo…
Kontekstualne leće

✦ Kontekstualne leće

Učitavamo…

Kako je nastao ovaj članak?

Učitavanje podataka o nastanku članka…

Balkan · Puls čitalaca0 glasova

Učitavamo…

Učitavanje diskusije…