Thomas tuchelTuchel zbulon çfarë e bën Bellinghamin edhe më të rrezikshëm në fushë
1 min čitanja
Thomas tuchel
Tuchel zbulon çfarë e bën Bellinghamin edhe më të rrezikshëm në fushë
💡 Reakcije čitalacaUčitavamo…
Thomas Tuchel ka komentuar qasjen intensive të Jude Bellinghamit, pas humbjes 3-2 të Anglisë ndaj Spanjës në “Wembley”.Mesfushori i Real Madridit e zhvilloi të gjithë ndeshjen, duke luajtur në një rol të lirë në mesfushë. Bellingham regjistroi një asistim dhe krijoi pesë raste për bashkëlojtarët e tij, duke vazhduar formën e mirë që po kalon me përfaqësuesen angleze. 26-vjeçari kishte qenë një prej futbollistëve më të spikatur të Anglisë edhe në Kupën e Botës, ndërsa paraqitjet e tij kanë bërë që trajneri i “Tre Luanëve”, Thomas Tuchel, të vlerësojë edhe anën e tij emocionale në fushë.Tuchel beson se Bellingham është në nivelin e tij më të mirë kur luan me një dozë të caktuar zemërimi dhe intensiteti, pasi kjo e ndihmon të nxjerrë më të mirën nga vetja. “Bellingham është më i mirë kur luan me një dozë të caktuar zemërimi. Kjo është ajo që ai pëlqen të bëjë. Mendoj se ndonjëherë ai i kërkon vetë këto momente për të ndezur zjarrin e tij”, deklaroi Tuchel.Trajneri anglez e sheh këtë intensitet si një pjesë të rëndësishme të karakterit të Bellinghamit dhe mënyrës se si ai e përjeton lojën në fushë. /Telegrafi/
Te
TelegrafiIzvorni izdavač
Imaš stručno mišljenje ili uvid iz prve ruke?
Pošalji svoju analizu, reakciju ili repliku i pridruži se mreži nezavisnih autora Balkan.news.