PraćenoSačuvano
BS
Napiši stav / Postani autor
BS
KforUlutaş pret Prattipatin në KFOR, diskutojnë për situatën e sigurisë në Kosovë
2 min čitanja
Kfor

Ulutaş pret Prattipatin në KFOR, diskutojnë për situatën e sigurisë në Kosovë

Reakcije čitalacaUčitavamo…

Komandanti i KFOR-it, gjeneralmajor Özkan Ulutaş, ka pritur në takim të ngarkuarën me punë të Shteteve të Bashkuara në Kosovë, Anu Prattipati, në selinë e KFOR-it në Camp Film City, në Prishtinë.Sipas njoftimit të KFOR-it, gjatë takimit është diskutuar për situatën e sigurisë në rajon, me ç’rast Ulutaş ka ritheksuar përkushtimin e misionit të udhëhequr nga NATO për ruajtjen e një ambienti të sigurt për të gjithë qytetarët në Kosovë.Takimi vjen në prag të përfundimit të mandatit të Ulutaşit në krye të KFOR-it, i cili pritet të përmbyllet në mesin e muajit tetor.Me këtë rast, komandanti i KFOR-it e ka falënderuar Prattipatin për mbështetjen dhe bashkëpunimin e vazhdueshëm, duke shprehur gjithashtu mirënjohje për kontributin afatgjatë dhe të rëndësishëm të Shteteve të Bashkuara në misionin e KFOR-it.KFOR-i ka rikujtuar se vazhdon zbatimin e mandatit të tij, bazuar në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, me synim garantimin e një mjedisi të sigurt dhe lirisë së lëvizjes për të gjithë njerëzit që jetojnë në Kosovë.Misioni ka theksuar se vepron në mënyrë të paanshme dhe në koordinim të ngushtë me Policinë e Kosovës dhe Misionin e Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë, EULEX, sipas përgjegjësive të tyre përkatëse në fushën e sigurisë.

Te
TelegrafiIzvorni izdavač

Imaš stručno mišljenje ili uvid iz prve ruke?

Pošalji svoju analizu, reakciju ili repliku i pridruži se mreži nezavisnih autora Balkan.news.

Pridruži se autorima →
Izvor: Telegrafi

Komandanti i KFOR-it, gjeneralmajor Özkan Ulutaş, ka pritur në takim të ngarkuarën me punë të Shteteve të Bashkuara në Kosovë, Anu Prattipati, në selinë e KFOR-it në Camp Film City, në Prishtinë.Sipas njoftimit të KFOR-it, gjatë takimit është diskutuar për situatën e sigurisë në rajon, me ç’rast Ulutaş ka ritheksuar përkushtimin e misionit të udhëhequr nga NATO për ruajtjen e një ambienti të sigurt për të gjithë qytetarët në Kosovë.Takimi vjen në prag të përfundimit të mandatit të Ulutaşit në krye të KFOR-it, i cili pritet të përmbyllet në mesin e muajit tetor.Me këtë rast, komandanti i KFOR-it e ka falënderuar Prattipatin për mbështetjen dhe bashkëpunimin e vazhdueshëm, duke shprehur gjithashtu mirënjohje për kontributin afatgjatë dhe të rëndësishëm të Shteteve të Bashkuara në misionin e KFOR-it.KFOR-i ka rikujtuar se vazhdon zbatimin e mandatit të tij, bazuar në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, me synim garantimin e një mjedisi të sigurt dhe lirisë së lëvizjes për të gjithë njerëzit që jetojnë në Kosovë.Misioni ka theksuar se vepron në mënyrë të paanshme dhe në koordinim të ngushtë me Policinë e Kosovës dhe Misionin e Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë, EULEX, sipas përgjegjësive të tyre përkatëse në fushën e sigurisë.

Mreža izvora

Učitavamo…

Ovo je sažetak vijesti. Cijeli tekst dostupan je kod izvornog izdavača. Pročitaj na izvornom portalu ↗

Učitavamo…
Kontekstualne leće

✦ Kontekstualne leće

Učitavamo…

Kako je nastao ovaj članak?

Učitavanje podataka o nastanku članka…

Balkan · Puls čitalaca0 glasova

Učitavamo…

Učitavanje diskusije…