Foto: TelegrafiIz objave izvora
Ministri izraelit i Sigurisë Kombëtare, Itamar Ben-Gvir, ka kërcënuar me vdekje Hassan Salameh, një terrorist i Hamasit i dënuar për organizimin e sulmeve vetëvrasëse me bomba në autobusët e linjës 18 në Jerusalem në vitin 1996.Në një video të publikuar të dielën mbrëma, Ben-Gvir, i cili tha se pamjet ishin regjistruar gjatë një vizite në burg rreth dy javë më parë, i drejtohet Salamehut duke i thënë: “Dua të të vras. Dua të të dënoj me vdekje”.Salameh, i cili po vuan disa dënime të përjetshme për organizimin e tre sulmeve në vitin 1996, u arrestua po atë vit dhe u shpall fajtor për sulmet që morën dhjetëra jetë.Dy sulmet ndaj autobusëve të linjës 18, më 25 shkurt dhe 3 mars 1996, vranë 45 persona. Një sulm i tretë, në kryqëzimin e Ashkelonit më 25 shkurt, vrau edhe ushtaren e IDF-së, Hofit Aish. Salameh u dënua me 46 burgime të përjetshme të njëpasnjëshme, si dhe 30 vite shtesë burgim.Gjatë vizitës në burg, Ben-Gvir i tha Salamehut se do të shkonte në ferr pas vdekjes, duke shtuar: “Por këtu, unë jam përgjegjës për ferrin.”“Ti vrave 48 njerëz – fëmijë, gra, burra dhe ushtarë”, tha ministri, duke shtuar se i konsideronte ata “si fëmijët e mi”, transmeton Telegrafi.Ben-Gvir tha gjithashtu se, kur ishte fëmijë, protestonte që persona si Salamehu duhej të trajtoheshin më ashpër dhe se tani po “mbyllte rrethin”.Ministri, nën autoritetin e të cilit ndodhet Shërbimi i Burgjeve të Izraelit, ka ndjekur një politikë të ashpërsimit të kushteve për të burgosurit e sigurisë. Pas sulmeve të 7 tetorit 2023, të burgosurve të sigurisë u është ndaluar blerja e ushqimeve në kantinat e burgjeve apo përgatitja e tyre vetë.Në shtator 2025, Gjykata e Lartë e Izraelit vendosi se shërbimi i burgjeve nuk po garantonte ushqim në nivelin e kërkuar nga ligji dhe urdhëroi marrjen e masave për të siguruar përmbushjen e kushteve bazë.Shërbimi i Burgjeve tha se të gjithë të burgosurit marrin ushqim në përputhje me ligjin dhe vendimet gjyqësore dhe se funksionon nën udhëzime detyruese dhe mbikëqyrj
Ovo je sažetak vijesti. Cijeli članak pročitajte na Telegrafi.
Objasni ovaj članak
Otvorite jedan od pregleda ispod za sažete, citirane odgovore izvedene iz podataka koje BalkanNews prikuplja o ovom članku.
Kako doživljavaš ovu vijest?
Učitavanje reakcija…
Učitavanje ankete…
Hronologija
Učitavanje hronologije.
Ključne tvrdnje
Provjera ključnih tvrdnji još nije dostupna za ovaj članak.
Mapa izvora
Kako je nastao ovaj članak?
- Učitavam podatke o nastanku članka.