PraćenoSačuvano
BS
Napiši stav / Postani autor
BS
StarshipStarship thyen dy barriera historike: arrin për herë të parë në orbitë dhe lëshon 26 satelitë Starlink
2 min čitanja
Starship

Starship thyen dy barriera historike: arrin për herë të parë në orbitë dhe lëshon 26 satelitë Starlink

Reakcije čitalacaUčitavamo…

SpaceX ka shënuar një nga momentet më të rëndësishme në historinë e raketës Starship, pasi mjeti gjigant hapësinor ka arritur për herë të parë në orbitën e Tokës dhe ka vendosur me sukses 26 satelitë Starlink V3.Raketa 400 këmbë e gjatë u nis nga baza e SpaceX në Teksas rreth orës 07:46 me kohën lokale, në një mision që konsiderohej ndër më të rrezikshmit deri tani për kompaninë e Elon Musk.Nisja fillimisht shkoi sipas planit, ndërsa faza gjigante përforcuese u kthye drejt Tokës dhe përfundoi me një ulje të kontrolluar në ujërat pranë zonës së planifikuar.Por faza e sipërme e Starship u përball me një moment kritik gjatë ngjitjes. Një nga motorët pësoi defekt, duke rrezikuar vazhdimin e misionit. Pas disa momenteve tensioni gjatë transmetimit të drejtpërdrejtë, SpaceX vendosi të vazhdojë fluturimin.Rreth orës 08:15, Starship arriti në orbitë, duke realizuar për herë të parë një objektiv që kompania e ka kërkuar prej vitesh, transmeton Telegrafi.Por misioni nuk përfundoi aty. Për herë të parë, Starship transportoi edhe ngarkesë komerciale reale dhe lëshoi në hapësirë 26 satelitë Starlink V3, versionin më të ri të satelitëve që përdoren për shërbimin global të internetit Starlink.Payload deploy complete. All 26 @Starlink V3 satellites are in orbit https://t.co/foUrHHvxcc — SpaceX (@SpaceX) September 28, 2026Ndryshe nga disa misione të mëparshme, SpaceX nuk tentoi ta kapte përforcuesin me krahët gjigantë të kullës së lëshimit. Përforcuesi dhe faza e sipërme ishin planifikuar të përfundonin me ulje në ujë, në Gjirin e Meksikës dhe në Oqeanin Paqësor.Kjo qasje e ul rrezikun gjatë kthimit në tokë, por i shton misionit një seri sfidash të tjera. Starship duhet të qëndrojë në orbitë, të vendosë satelitët, të mbajë sistemet funksionale për rreth 10 orë, të rindizë motorin për daljen nga orbita dhe më pas të përballojë rihyrjen e kontrolluar në atmosferë.Arritja në orbitë dhe vendosja e satelitëve janë veçanërisht të rëndësishme për planet e Elon Musk për zgjerimin e Starlink

Te
TelegrafiIzvorni izdavač

Imaš stručno mišljenje ili uvid iz prve ruke?

Pošalji svoju analizu, reakciju ili repliku i pridruži se mreži nezavisnih autora Balkan.news.

Pridruži se autorima →
Izvor: Telegrafi

SpaceX ka shënuar një nga momentet më të rëndësishme në historinë e raketës Starship, pasi mjeti gjigant hapësinor ka arritur për herë të parë në orbitën e Tokës dhe ka vendosur me sukses 26 satelitë Starlink V3.Raketa 400 këmbë e gjatë u nis nga baza e SpaceX në Teksas rreth orës 07:46 me kohën lokale, në një mision që konsiderohej ndër më të rrezikshmit deri tani për kompaninë e Elon Musk.Nisja fillimisht shkoi sipas planit, ndërsa faza gjigante përforcuese u kthye drejt Tokës dhe përfundoi me një ulje të kontrolluar në ujërat pranë zonës së planifikuar.Por faza e sipërme e Starship u përball me një moment kritik gjatë ngjitjes. Një nga motorët pësoi defekt, duke rrezikuar vazhdimin e misionit. Pas disa momenteve tensioni gjatë transmetimit të drejtpërdrejtë, SpaceX vendosi të vazhdojë fluturimin.Rreth orës 08:15, Starship arriti në orbitë, duke realizuar për herë të parë një objektiv që kompania e ka kërkuar prej vitesh, transmeton Telegrafi.Por misioni nuk përfundoi aty. Për herë të parë, Starship transportoi edhe ngarkesë komerciale reale dhe lëshoi në hapësirë 26 satelitë Starlink V3, versionin më të ri të satelitëve që përdoren për shërbimin global të internetit Starlink.Payload deploy complete. All 26 @Starlink V3 satellites are in orbit https://t.co/foUrHHvxcc — SpaceX (@SpaceX) September 28, 2026Ndryshe nga disa misione të mëparshme, SpaceX nuk tentoi ta kapte përforcuesin me krahët gjigantë të kullës së lëshimit. Përforcuesi dhe faza e sipërme ishin planifikuar të përfundonin me ulje në ujë, në Gjirin e Meksikës dhe në Oqeanin Paqësor.Kjo qasje e ul rrezikun gjatë kthimit në tokë, por i shton misionit një seri sfidash të tjera. Starship duhet të qëndrojë në orbitë, të vendosë satelitët, të mbajë sistemet funksionale për rreth 10 orë, të rindizë motorin për daljen nga orbita dhe më pas të përballojë rihyrjen e kontrolluar në atmosferë.Arritja në orbitë dhe vendosja e satelitëve janë veçanërisht të rëndësishme për planet e Elon Musk për zgjerimin e Starlink

Mreža izvora

Učitavamo…

Ovo je sažetak vijesti. Cijeli tekst dostupan je kod izvornog izdavača. Pročitaj na izvornom portalu ↗

Učitavamo…
Kontekstualne leće

✦ Kontekstualne leće

Učitavamo…

Kako je nastao ovaj članak?

Učitavanje podataka o nastanku članka…

Balkan · Puls čitalaca0 glasova

Učitavamo…

Učitavanje diskusije…