Altin krasniqiAltin Krasniqi: Pa ligjin për Gjykatën Speciale, Kuvendi asgjë konkrete nuk ka bërë
1 min čitanja
Altin krasniqi
Altin Krasniqi: Pa ligjin për Gjykatën Speciale, Kuvendi asgjë konkrete nuk ka bërë
💡 Reakcije čitalacaUčitavamo…
Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Altin Krasniqi, ka reaguar pas deklaratës së votuar të hënën në Kuvendin e Kosovës lidhur me aktgjykimin e Dhomave të Specializuara në Hagë.Krasniqi, i cili është edhe djali i ish-kryetarit të Kuvendit dhe njërit prej ish-drejtuesve të UÇK-së, Jakup Krasniqi, e ka vlerësuar deklaratën si një nismë të mirë, por ka thënë se ajo nuk është e mjaftueshme pa miratimin e një ligji për Gjykatën Speciale.“Deklarata e votuar sot në Kuvend është një nismë e mirë, por pa u votuar ligji për Gjykatën Speciale, nuk është bërë asgjë konkrete”, ka shkruar Krasniqi.Ai ka thënë se, sipas tij, mbrojtja e UÇK-së duhet të bëhet përmes veprimeve konkrete dhe vendimeve institucionale.“UÇK-ja mbrohet me veprime konkrete dhe me vendime që e mbrojnë luftën e saj të drejtë dhe vlerat e saj”, ka deklaruar ai.Krasniqi ka shtuar se qytetarët e Kosovës e kanë të qartë qëndrimin e tyre për luftën e UÇK-së.“Qytetarët e Kosovës e dinë dhe e kanë ditur gjithmonë se UÇK-ja ka bërë një luftë të drejtë për lirinë e Kosovës”, ka shkruar deputeti i PDK-së./Telegrafi/
Te
TelegrafiIzvorni izdavač
Imaš stručno mišljenje ili uvid iz prve ruke?
Pošalji svoju analizu, reakciju ili repliku i pridruži se mreži nezavisnih autora Balkan.news.