Kryetari i Komunës së Kamenicës, Kadri Rahimaj, ka njoftuar se janë ndarë 120 mijë euro për përmirësimin e ndriçimit publik në 20 rrugë të kësaj komune.Sipas njoftimit, Drejtoria e Shërbimeve Publike tashmë ka nisur punën në terren, ndërsa ndërhyrjet përfshijnë gjithsej 11,315.08 metra rrugë.Punimet po zhvillohen në disa zona të komunës, përfshirë qytetin e Kamenicës, Berivojcën, Roganën, Novosellën, Kopërnicën dhe Hogoshtin.Ndërhyrjet do të realizohen në rrugët “Mehmet Shpendi”, “Besnik Maroca”, “Faik Konica”, “Beteja Ushit”, “Bekim Berisha Abeja”, Rruga e Dardanëve, Rruga e Moçarit, Rruga e Malit, “Rexhep Malaj”, “Sejdi Kryeziu”, “Shqipëria” – degëzimi 2, “Rexhep Qehaja”, “Musli Ymeri”, “Florim Kosumi”, “Iliria”, Rruga e Dëshmorëve, Rruga e Blinajave, “Savska”, “Vllaznim Bashkimi” dhe “Zukë Leci”.Sipas Komunës së Kamenicës, investimi synon përmirësimin e infrastrukturës publike, krijimin e hapësirave më të ndriçuara dhe më të sigurta, si dhe rritjen e cilësisë së jetës për qytetarët në pjesë të ndryshme të komunës. /Telegrafi/
Mreža izvora
Učitavamo…
Ovo je sažetak vijesti. Cijeli tekst dostupan je kod izvornog izdavača. Pročitaj na izvornom portalu ↗
