PraćenoSačuvano
BS
Napiši stav / Postani autor
BS
Policia e kosovësA e njihni këtë person? Policia kërkon ndihmë për lokalizimin e tij
1 min čitanja
Policia e kosovës

A e njihni këtë person? Policia kërkon ndihmë për lokalizimin e tij

Reakcije čitalacaUčitavamo…

Policia e Kosovës ka kërkuar bashkëpunimin e qytetarëve për identifikimin dhe lokalizimin e një personi të dyshuar për vjedhje në Malishevë.Sipas njoftimit të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Gjakovë, përkatësisht Stacionit Policor në Malishevë – Sektorit të Hetimeve, rasti ka ndodhur më 12 qershor 2026 në një objekt tregtar në Malishevë.Personi i dyshuar dyshohet se ka kryer veprën penale “Vjedhja”, ndërsa pavarësisht veprimeve hetimore të ndërmarra deri më tani, identiteti i tij ende nuk është zbuluar.Me autorizim të Prokurorit të Shtetit dhe në kuadër të zhvillimit të procedurave hetimore, Policia ka publikuar fotografinë e personit të dyshuar dhe u ka bërë thirrje qytetarëve që të ndajnë çdo informacion që mund të ndihmojë në identifikimin ose lokalizimin e tij.Qytetarët që kanë informacione lidhur me rastin mund ta kontaktojnë Policinë e Kosovës përmes numrit emergjent 192, në stacionin më të afërt policor ose përmes adresës zyrtare të postës elektronike info@kosovopolice.com.Policia e Kosovës ka bërë të ditur se të gjitha informacionet e pranuara do të trajtohen me konfidencialitet të plotë dhe në përputhje me legjislacionin në fuqi.

Te
TelegrafiIzvorni izdavač

Imaš stručno mišljenje ili uvid iz prve ruke?

Pošalji svoju analizu, reakciju ili repliku i pridruži se mreži nezavisnih autora Balkan.news.

Pridruži se autorima →
Izvor: Telegrafi

Policia e Kosovës ka kërkuar bashkëpunimin e qytetarëve për identifikimin dhe lokalizimin e një personi të dyshuar për vjedhje në Malishevë.Sipas njoftimit të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Gjakovë, përkatësisht Stacionit Policor në Malishevë – Sektorit të Hetimeve, rasti ka ndodhur më 12 qershor 2026 në një objekt tregtar në Malishevë.Personi i dyshuar dyshohet se ka kryer veprën penale “Vjedhja”, ndërsa pavarësisht veprimeve hetimore të ndërmarra deri më tani, identiteti i tij ende nuk është zbuluar.Me autorizim të Prokurorit të Shtetit dhe në kuadër të zhvillimit të procedurave hetimore, Policia ka publikuar fotografinë e personit të dyshuar dhe u ka bërë thirrje qytetarëve që të ndajnë çdo informacion që mund të ndihmojë në identifikimin ose lokalizimin e tij.Qytetarët që kanë informacione lidhur me rastin mund ta kontaktojnë Policinë e Kosovës përmes numrit emergjent 192, në stacionin më të afërt policor ose përmes adresës zyrtare të postës elektronike info@kosovopolice.com.Policia e Kosovës ka bërë të ditur se të gjitha informacionet e pranuara do të trajtohen me konfidencialitet të plotë dhe në përputhje me legjislacionin në fuqi.

Mreža izvora

Učitavamo…

Ovo je sažetak vijesti. Cijeli tekst dostupan je kod izvornog izdavača. Pročitaj na izvornom portalu ↗

Učitavamo…
Kontekstualne leće

✦ Kontekstualne leće

Učitavamo…

Kako je nastao ovaj članak?

Učitavanje podataka o nastanku članka…

Balkan · Puls čitalaca0 glasova

Učitavamo…

Učitavanje diskusije…