Skip to comments
Događaj u razvoju
Kombëtarja e kosovës

Dy përballje, katër pikë për Kosovën – Dardanët rikthehen ndaj Izraelit pas gati tre vitesh

Kosova dhe Izraeli do të përballen sërish të enjten, këtë herë në kuadër të Ligës së Kombeve B. Ndeshja e tretë e grupit do të zhvillohet në Debrecen të Hungarisë, ku Izraeli i zhvillon ndeshjet si vendas. Për Dardanët, kjo do të jetë përballja e parë me Izraelin pas gati tre vitesh.Dy kombëtaret janë takuar më herët vetëm dy herë dhe të dyja ndeshjet u zhvilluan në kualifikimet për Kampionatin Evropian 2024. Kosova doli pa humbje nga këto dy përballje, duke marrë katër pikë – një fitore dhe një barazim.Përballja e parë u zhvillua më 25 mars 2023 në Tel Aviv, në ndeshjen e parë të Kosovës në atë cikël kualifikues. Dardanët kaluan në epërsi në minutën e 36-të pas autogolit të Eli Dasës, pas goditjes së Milot Rashicës. Izraeli barazoi në minutën e 56-të përmes Dor Peretzit, ndërsa ndeshja përfundoi 1-1. Ndeshja e dytë u zhvillua më 12 nëntor 2023 në “Fadil Vokrri” dhe Kosova fitoi 1-0. Milot Rashica shënoi golin e vetëm në pjesën e parë, në atë që ishte edhe ndeshja e fundit e Kosovës në stadiumin “Fadil Vokrri” para se ai të hynte në procesin e rinovimit. Në atë periudhë, Kosovën e drejtonte Primoz Gliha. Në përgjithësi, ato kualifikime për Euro 2024 nisën me pritshmëri të mëdha, pasi Kosova ishte në një grup me Zvicrën, Rumaninë, Izraelin, Bjellorusinë dhe Andorrën. Megjithatë, Dardanët e mbyllën ciklin në vendin e pestë me 11 pikë, pas dy fitoreve, pesë barazimeve dhe tri humbjeve. Kosova shënoi 10 gola dhe pësoi po aq.Katër pikët ndaj Izraelit ishin një nga bilancet pozitive të atij cikli për Kosovën. Tani, dy skuadrat takohen në një tjetër garë, me rrethana të ndryshme dhe me rëndësi të re në grupin e Ligës së Kombeve. Pas dy ndeshjeve të para, Kosova ka 3 pikë, ndërsa Izraeli është ende pa pikë. Standings provided by Sofascore Sfida në Debrecen do të jetë kështu jo vetëm një tjetër përballje mes dy përfaqësueseve, por edhe një mundësi për Kosovën që ta vazhdojë bilancin pozitiv ndaj Izraelit dhe të marrë pikë të rëndësishme në garën e këtij edicioni. /Telegrafi/

Objavljeno · 2 min čitanja

Slika uz članak: Dy përballje, katër pikë për Kosovën – Dardanët rikthehen ndaj Izraelit pas gati tre viteshFoto: Telegrafi

Iz objave izvora

Ovo je sažetak vijesti. Cijeli članak pročitajte na Telegrafi.

Objasni ovaj članak

Otvorite jedan od pregleda ispod za sažete, citirane odgovore izvedene iz podataka koje BalkanNews prikuplja o ovom članku.

Puls čitalaca

Kako doživljavaš ovu vijest?

Učitavanje reakcija…

Učitavanje ankete…

Hronologija

Učitavanje hronologije.

Kako je nastao ovaj članak?

  • Učitavam podatke o nastanku članka.
Učitavanje...