PraćenoSačuvano
BS
Napiši stav / Postani autor
BS
Aleanca për shqiptarët - ashTaravari, Mickoskit: Qeveria të mos krijojë "shkëndija" brenda vendit nëse kërkon stabilitet në Ballkan
1 min čitanja
Aleanca për shqiptarët - ash

Taravari, Mickoskit: Qeveria të mos krijojë "shkëndija" brenda vendit nëse kërkon stabilitet në Ballkan

Reakcije čitalacaUčitavamo…

Kryetari i ASH-së, Arben Taravari i është kundërpërgjigjur deklaratës së kryeministrit, Hristijan Mickoski lidhur me stabilitetin në vend dhe rajon.Taravari thotë se Mickoski paralajmëron se një shkëndijë mund ta ndezë rajonin, por stabiliteti duhet të fillojë nga brenda vendit. "Nëse kryeministri Hristijan Mickoski është i vetëdijshëm se një retorikë e papërgjegjshme dhe një shkëndijë e vetme mund të shkaktojnë tensione serioze në Ballkan, atëherë këtë përgjegjësi duhet ta tregojë para së gjithash brenda Maqedonisë së Veriut.Shqiptarët, si komuniteti i dytë më i madh në vend, meritojnë respekt të plotë institucional, përfaqësim të drejtë dhe trajtim të barabartë. Stabiliteti nuk ndërtohet vetëm me deklarata në takimet ndërkombëtare, por me politika që forcojnë besimin mes qytetarëve dhe ruajnë karakterin multietnik të shtetit.E njëjta përgjegjësi kërkohet edhe në raportet me fqinjët, përfshirë Bullgarinë, si dhe ndaj procesit eurointegrues. Çështjet e hapura duhet të zgjidhen me dialog, respekt dhe përgjegjësi politike, ndërsa rruga drejt Bashkimit Evropian nuk duhet të shndërrohet në burim të vazhdueshëm tensionesh dhe bllokadash.Nëse vërtet besojmë se një shkëndijë mund ta ndezë rajonin, atëherë detyrë e Qeverisë është të mos krijojë shkëndija brenda vendit", thotë Taravari./Telegrafi/

Te
TelegrafiIzvorni izdavač

Imaš stručno mišljenje ili uvid iz prve ruke?

Pošalji svoju analizu, reakciju ili repliku i pridruži se mreži nezavisnih autora Balkan.news.

Pridruži se autorima →
Izvor: Telegrafi

Kryetari i ASH-së, Arben Taravari i është kundërpërgjigjur deklaratës së kryeministrit, Hristijan Mickoski lidhur me stabilitetin në vend dhe rajon.Taravari thotë se Mickoski paralajmëron se një shkëndijë mund ta ndezë rajonin, por stabiliteti duhet të fillojë nga brenda vendit. "Nëse kryeministri Hristijan Mickoski është i vetëdijshëm se një retorikë e papërgjegjshme dhe një shkëndijë e vetme mund të shkaktojnë tensione serioze në Ballkan, atëherë këtë përgjegjësi duhet ta tregojë para së gjithash brenda Maqedonisë së Veriut.Shqiptarët, si komuniteti i dytë më i madh në vend, meritojnë respekt të plotë institucional, përfaqësim të drejtë dhe trajtim të barabartë. Stabiliteti nuk ndërtohet vetëm me deklarata në takimet ndërkombëtare, por me politika që forcojnë besimin mes qytetarëve dhe ruajnë karakterin multietnik të shtetit.E njëjta përgjegjësi kërkohet edhe në raportet me fqinjët, përfshirë Bullgarinë, si dhe ndaj procesit eurointegrues. Çështjet e hapura duhet të zgjidhen me dialog, respekt dhe përgjegjësi politike, ndërsa rruga drejt Bashkimit Evropian nuk duhet të shndërrohet në burim të vazhdueshëm tensionesh dhe bllokadash.Nëse vërtet besojmë se një shkëndijë mund ta ndezë rajonin, atëherë detyrë e Qeverisë është të mos krijojë shkëndija brenda vendit", thotë Taravari./Telegrafi/

Mreža izvora

Učitavamo…

Ovo je sažetak vijesti. Cijeli tekst dostupan je kod izvornog izdavača. Pročitaj na izvornom portalu ↗

Učitavamo…
Kontekstualne leće

✦ Kontekstualne leće

Učitavamo…

Kako je nastao ovaj članak?

Učitavanje podataka o nastanku članka…

Balkan · Puls čitalaca0 glasova

Učitavamo…

Učitavanje diskusije…