PraćenoSačuvano
BS
Napiši stav / Postani autor
BS
Cristian tello“U tërbua”, ish-ylli i Barcelonës zbulon si Pep Guardiola u çmend kur iu zbulua formacioni në El Clasico
2 min čitanja
Cristian tello

“U tërbua”, ish-ylli i Barcelonës zbulon si Pep Guardiola u çmend kur iu zbulua formacioni në El Clasico

Reakcije čitalacaUčitavamo…

Ish-anësori i Barcelonës, Cristian Tello, ka njoftuar pensionimin nga futbolli profesionist në moshën 35-vjeçare, duke i dhënë fund një karriere prej 512 paraqitjesh.Tello, i lindur në Sabadell, e mbylli karrierën në fillim të shtatorit, pasi gjatë viteve luajti për Barcelonën, Porton, Fiorentinën, Real Betisin, Los Angeles FC, Al-Fateh dhe Al-Okhdood.Barcelona së fundmi ka rikujtuar disa nga momentet më të veçanta të karrierës së tij, përfshirë periudhën nën drejtimin e Pep Guardiolës dhe një “El Clasico” të tensionuar në prill të vitit 2012.Në atë kohë, Tello ishte pjesë e formacionit që do të përballej me Real Madridin, por publikimi i formacionit para ndeshjes shkaktoi tension të madh në dhomën e zhveshjes. “E kujtoj me nostalgji, por jo shumë mirë, sepse ishte një situatë e çuditshme. U stërvitëm në mëngjes në Camp Nou, Guardiola e bëri të ditur formacionin dhe më pas ai u publikua gjatë drekës”.“Messi nuk ishte i zemëruar për formacionin, por unë po luaja në El Clasico dhe biseda në dhomën e zhveshjes u bë shumë e tensionuar. Guardiola tha se duhej të ishim të bashkuar, si një familje, dhe se ai që e kishte nxjerrë informacionin duhej të ishte pjesë e saj. Ishte i tërbuar”, deklaroi ish-futbollisti.Tello foli edhe për periudhën e Guardiolës në Barcelonë dhe standardet e larta që trajneri kërkonte nga futbollistët.“Guardiola është këmbëngulës dhe kërkues. Ai ishte te Barcelona për një kohë të gjatë dhe fitoi gjithçka, ndaj mendoj se ndoshta kishte ndjesinë se i kishte lodhur lojtarët me kërkesat e tij të larta”.Tello e mbylli karrierën me 512 paraqitje profesionale, ndërsa periudha e tij te Barcelona mbetet një nga kapitujt më të rëndësishëm të karrierës së tij./Telegrafi/

Te
TelegrafiIzvorni izdavač

Imaš stručno mišljenje ili uvid iz prve ruke?

Pošalji svoju analizu, reakciju ili repliku i pridruži se mreži nezavisnih autora Balkan.news.

Pridruži se autorima →
Izvor: Telegrafi

Ish-anësori i Barcelonës, Cristian Tello, ka njoftuar pensionimin nga futbolli profesionist në moshën 35-vjeçare, duke i dhënë fund një karriere prej 512 paraqitjesh.Tello, i lindur në Sabadell, e mbylli karrierën në fillim të shtatorit, pasi gjatë viteve luajti për Barcelonën, Porton, Fiorentinën, Real Betisin, Los Angeles FC, Al-Fateh dhe Al-Okhdood.Barcelona së fundmi ka rikujtuar disa nga momentet më të veçanta të karrierës së tij, përfshirë periudhën nën drejtimin e Pep Guardiolës dhe një “El Clasico” të tensionuar në prill të vitit 2012.Në atë kohë, Tello ishte pjesë e formacionit që do të përballej me Real Madridin, por publikimi i formacionit para ndeshjes shkaktoi tension të madh në dhomën e zhveshjes. “E kujtoj me nostalgji, por jo shumë mirë, sepse ishte një situatë e çuditshme. U stërvitëm në mëngjes në Camp Nou, Guardiola e bëri të ditur formacionin dhe më pas ai u publikua gjatë drekës”.“Messi nuk ishte i zemëruar për formacionin, por unë po luaja në El Clasico dhe biseda në dhomën e zhveshjes u bë shumë e tensionuar. Guardiola tha se duhej të ishim të bashkuar, si një familje, dhe se ai që e kishte nxjerrë informacionin duhej të ishte pjesë e saj. Ishte i tërbuar”, deklaroi ish-futbollisti.Tello foli edhe për periudhën e Guardiolës në Barcelonë dhe standardet e larta që trajneri kërkonte nga futbollistët.“Guardiola është këmbëngulës dhe kërkues. Ai ishte te Barcelona për një kohë të gjatë dhe fitoi gjithçka, ndaj mendoj se ndoshta kishte ndjesinë se i kishte lodhur lojtarët me kërkesat e tij të larta”.Tello e mbylli karrierën me 512 paraqitje profesionale, ndërsa periudha e tij te Barcelona mbetet një nga kapitujt më të rëndësishëm të karrierës së tij./Telegrafi/

Mreža izvora

Učitavamo…

Ovo je sažetak vijesti. Cijeli tekst dostupan je kod izvornog izdavača. Pročitaj na izvornom portalu ↗

Učitavamo…
Kontekstualne leće

✦ Kontekstualne leće

Učitavamo…

Kako je nastao ovaj članak?

Učitavanje podataka o nastanku članka…

Balkan · Puls čitalaca0 glasova

Učitavamo…

Učitavanje diskusije…