PraćenoSačuvano
BS
Napiši stav / Postani autor
BS
Jetmir tofajNuk kalon buxheti në Kuvendin e Junikut, Tofaj: Fitore në mbrojtje të bizneseve
2 min čitanja
Jetmir tofaj

Nuk kalon buxheti në Kuvendin e Junikut, Tofaj: Fitore në mbrojtje të bizneseve

Reakcije čitalacaUčitavamo…

Projektbuxheti i Komunës së Junikut nuk ka marrë miratimin e Kuvendit Komunal në seancën e sotme.Pas mosmiratimit të buxhetit, anëtari i Kuvendit Komunal nga Lëvizja Vetëvendosje, Jetmir Tofaj, e ka cilësuar këtë si një fitore në mbrojtje të bizneseve të Junikut.Tofaj ka pretenduar se një rregullore e propozuar nga LDK-ja parashihte taksimin e bizneseve, ndërsa ka thënë se pas diskutimeve në seancë, neni përkatës është hequr nga rregullorja.“Sot arritëm fitore të madhe në mbrojtje të bizneseve të Junikut, pasi siç e sqarova mbrëmë, LDK-ja e solli një rregullore që parashihte përsëri taksimin e bizneseve”, ka shkruar Tofaj.“Në seancë ua thamë qartë: kjo është hipokrizi. Dhe pas argumentimit tonë, neni që taksonte bizneset u hoq nga rregullorja”, ka deklaruar ai. Sipas Tofajt, në seancën e sotme ka dështuar të kalojë edhe buxheti i komunës, për të cilin ai ka shprehur kritika.“Por sot ndodhi edhe diçka tjetër: buxheti nuk kaloi. Është hartuar aq keq ky draftbuxhet, saqë edhe grupi i LDK-së nuk e votoi në tërësi”, ka thënë ai.Tofaj ka theksuar se grupi i tij nuk është kundër buxhetit, por kërkon ndryshime në të.“Ne nuk jemi kundër buxhetit. Përkundrazi, sapo të plotësohen kërkesat tona dhe të korrigjohen këto gabime, e votojmë menjëherë, me dy duart”, ka shkruar ai.Ai ka shtuar se qëllimi i tyre, sipas tij, nuk është bllokimi i punës së komunës, por mbrojtja e interesit të qytetarëve dhe bizneseve.“Sepse ne nuk jemi këtu për të bllokuar. Jemi këtu për të mbrojtur interesin e qytetarëve dhe të bizneseve të Junikut. Fjalët mbahen gjithmonë. Jo vetëm kur duhen votat”, ka përfunduar Tofaj. /Telegrafi/

Te
TelegrafiIzvorni izdavač

Imaš stručno mišljenje ili uvid iz prve ruke?

Pošalji svoju analizu, reakciju ili repliku i pridruži se mreži nezavisnih autora Balkan.news.

Pridruži se autorima →
Izvor: Telegrafi

Projektbuxheti i Komunës së Junikut nuk ka marrë miratimin e Kuvendit Komunal në seancën e sotme.Pas mosmiratimit të buxhetit, anëtari i Kuvendit Komunal nga Lëvizja Vetëvendosje, Jetmir Tofaj, e ka cilësuar këtë si një fitore në mbrojtje të bizneseve të Junikut.Tofaj ka pretenduar se një rregullore e propozuar nga LDK-ja parashihte taksimin e bizneseve, ndërsa ka thënë se pas diskutimeve në seancë, neni përkatës është hequr nga rregullorja.“Sot arritëm fitore të madhe në mbrojtje të bizneseve të Junikut, pasi siç e sqarova mbrëmë, LDK-ja e solli një rregullore që parashihte përsëri taksimin e bizneseve”, ka shkruar Tofaj.“Në seancë ua thamë qartë: kjo është hipokrizi. Dhe pas argumentimit tonë, neni që taksonte bizneset u hoq nga rregullorja”, ka deklaruar ai. Sipas Tofajt, në seancën e sotme ka dështuar të kalojë edhe buxheti i komunës, për të cilin ai ka shprehur kritika.“Por sot ndodhi edhe diçka tjetër: buxheti nuk kaloi. Është hartuar aq keq ky draftbuxhet, saqë edhe grupi i LDK-së nuk e votoi në tërësi”, ka thënë ai.Tofaj ka theksuar se grupi i tij nuk është kundër buxhetit, por kërkon ndryshime në të.“Ne nuk jemi kundër buxhetit. Përkundrazi, sapo të plotësohen kërkesat tona dhe të korrigjohen këto gabime, e votojmë menjëherë, me dy duart”, ka shkruar ai.Ai ka shtuar se qëllimi i tyre, sipas tij, nuk është bllokimi i punës së komunës, por mbrojtja e interesit të qytetarëve dhe bizneseve.“Sepse ne nuk jemi këtu për të bllokuar. Jemi këtu për të mbrojtur interesin e qytetarëve dhe të bizneseve të Junikut. Fjalët mbahen gjithmonë. Jo vetëm kur duhen votat”, ka përfunduar Tofaj. /Telegrafi/

Mreža izvora

Učitavamo…

Ovo je sažetak vijesti. Cijeli tekst dostupan je kod izvornog izdavača. Pročitaj na izvornom portalu ↗

Učitavamo…
Kontekstualne leće

✦ Kontekstualne leće

Učitavamo…

Kako je nastao ovaj članak?

Učitavanje podataka o nastanku članka…

Balkan · Puls čitalaca0 glasova

Učitavamo…

Učitavanje diskusije…