MercedesPas Volkswagen, edhe Mercedes rrezikon të mbyllë fabrika në Gjermani
1 min čitanja
Mercedes
Pas Volkswagen, edhe Mercedes rrezikon të mbyllë fabrika në Gjermani
💡 Reakcije čitalacaUčitavamo…
Mercedes-Benz mund të bëhet prodhuesi i radhës gjerman që mbyll disa prej fabrikave të tij në vend, për shkak të kostove të larta dhe konkurrencës në rritje.Drejtuesi i prodhimit të Mercedes-Benz, Michael Schiebe, u tha punonjësve se kompania synon të ruajë të gjitha fabrikat në Gjermani. Megjithatë, ai paralajmëroi se, nëse nuk arrihen marrëveshje të reja për uljen e kostove dhe rritjen e produktivitetit, mund të mbyllet një fabrikë montimi dhe një fabrikë motorësh.Kompania aktualisht ka 10 objekte prodhuese në Gjermani, ndërsa ende nuk është bërë e ditur se cilat prej tyre mund të preken.Sindikatat IG Metall e kanë kundërshtuar ashpër mundësinë e mbylljeve, duke argumentuar se kërcënimet për mbyllje nuk janë mënyra e duhur për të zgjidhur problemet e industrisë.Mercedes po përballet me presion të madh nga prodhuesit kinezë të automjeteve, të cilët po fitojnë terren me modele më të lira. Në tremujorin e dytë, shitjet e Mercedes në Kinë ranë me 30%, ndërsa kompania regjistroi një humbje prej rreth 800 milionë dollarësh në atë treg.Edhe Volkswagen po përballet me probleme të ngjashme dhe ka shqyrtuar mundësinë e mbylljes së disa fabrikave në Gjermani, duke reflektuar vështirësitë me të cilat po përballet industria gjermane e automobilave. /Telegrafi/
Te
TelegrafiIzvorni izdavač
Imaš stručno mišljenje ili uvid iz prve ruke?
Pošalji svoju analizu, reakciju ili repliku i pridruži se mreži nezavisnih autora Balkan.news.