PraćenoSačuvano
BS
Napiši stav / Postani autor
BS
Ines de ramonBrad Pitt dhe Ines de Ramon largohen nga Madridi, shfaqen të afërt dhe të buzëqeshur
2 min čitanja
Ines de ramon

Brad Pitt dhe Ines de Ramon largohen nga Madridi, shfaqen të afërt dhe të buzëqeshur

Reakcije čitalacaUčitavamo…

Brad Pitt dhe Ines de Ramon janë parë duke shijuar momentet e fundit në Madrid, ku aktori ndodhej për promovimin e filmit të tij të ri “Heart of the Beast” në Festivalin e Filmit në San Sebastian.Çifti u fotografua të dielën duke dalë nga një ndërtesë, teksa Pitt e mbante De Ramon për dore. Të dy dukeshin të buzëqeshur dhe të qetë, ndërsa më pas hipën në një sedan, me Pitt që i hapi derën e pasagjerit partneres së tij.Pitt u shfaq me një stil të thjeshtë, me bluzë gri, pantallona të errëta dhe kapelë bejsbolli, ndërsa De Ramon kishte veshur pantallona të zeza dhe një bluzë të bardhë me printime të Gorillaz. Ata kishin mbërritur në Madrid rreth një javë më parë dhe qëndruan në hotelin luksoz Mandarin Oriental Ritz. Pas largimit nga hoteli, bagazhet e tyre u vendosën në makinë dhe më vonë çifti u pa duke u nisur me avion privat. Paraqitja e tyre në Madrid erdhi pas pjesëmarrjes së përbashkët në aktivitetet e festivalit, ku Pitt dhe De Ramon u shfaqën pranë njëri-tjetrit gjatë promovimit të filmit. Për këtë rast, aktori zgjodhi një kostum të zi me tri pjesë, ndërsa përfundimin e pamjes e bënë flokët e krehur prapa dhe syzet me nuancë rozë. /Telegrafi/

Te
TelegrafiIzvorni izdavač

Imaš stručno mišljenje ili uvid iz prve ruke?

Pošalji svoju analizu, reakciju ili repliku i pridruži se mreži nezavisnih autora Balkan.news.

Pridruži se autorima →
Izvor: Telegrafi

Brad Pitt dhe Ines de Ramon janë parë duke shijuar momentet e fundit në Madrid, ku aktori ndodhej për promovimin e filmit të tij të ri “Heart of the Beast” në Festivalin e Filmit në San Sebastian.Çifti u fotografua të dielën duke dalë nga një ndërtesë, teksa Pitt e mbante De Ramon për dore. Të dy dukeshin të buzëqeshur dhe të qetë, ndërsa më pas hipën në një sedan, me Pitt që i hapi derën e pasagjerit partneres së tij.Pitt u shfaq me një stil të thjeshtë, me bluzë gri, pantallona të errëta dhe kapelë bejsbolli, ndërsa De Ramon kishte veshur pantallona të zeza dhe një bluzë të bardhë me printime të Gorillaz. Ata kishin mbërritur në Madrid rreth një javë më parë dhe qëndruan në hotelin luksoz Mandarin Oriental Ritz. Pas largimit nga hoteli, bagazhet e tyre u vendosën në makinë dhe më vonë çifti u pa duke u nisur me avion privat. Paraqitja e tyre në Madrid erdhi pas pjesëmarrjes së përbashkët në aktivitetet e festivalit, ku Pitt dhe De Ramon u shfaqën pranë njëri-tjetrit gjatë promovimit të filmit. Për këtë rast, aktori zgjodhi një kostum të zi me tri pjesë, ndërsa përfundimin e pamjes e bënë flokët e krehur prapa dhe syzet me nuancë rozë. /Telegrafi/

Mreža izvora

Učitavamo…

Ovo je sažetak vijesti. Cijeli tekst dostupan je kod izvornog izdavača. Pročitaj na izvornom portalu ↗

Učitavamo…
Kontekstualne leće

✦ Kontekstualne leće

Učitavamo…

Kako je nastao ovaj članak?

Učitavanje podataka o nastanku članka…

Balkan · Puls čitalaca0 glasova

Učitavamo…

Učitavanje diskusije…