PraćenoSačuvano
BS
Napiši stav / Postani autor
BS
Gjykimi në mungesëGjykimi në mungesë, katër nga 21 të akuzuarit për dëbimin e shqiptarëve figurojnë të vdekur
2 min čitanja
Gjykimi në mungesë

Gjykimi në mungesë, katër nga 21 të akuzuarit për dëbimin e shqiptarëve figurojnë të vdekur

Reakcije čitalacaUčitavamo…

Katër nga 21 të akuzuarit për dëbimin me forcë të mbi 800 mijë civilëve shqiptarë nga Kosova gjatë luftës së viteve 1998-’99, raportohet të mos jenë gjallë. Por, kjo ende nuk është vërtetuar me ndonjë dokument zyrtar, për procesin e gjykimit në mungesë.Kjo u bë e ditur në seancën filllestare nga Prokurori i prokurorise speciale të Kosovës, Atdhe Dema, I cili nuk I përmendi emrat për të cilët të pandehur bëhet fjalë. Kjp, derisa konfirmoi se lënda ndaj të dyshuarëve për krime lufte u finalizua pas 3 vjet hetimesh.“Prokuroria speciale pas tre viteve hetim ka dorëzuar në gjykatë përmbajtjen e shqyrtimit gjyqësor në mungesë. Katër prej tyre figuron që kanë nderruar jetë. Megjithatë ne ende sot e kësaj dite nuk kemi pranuar dokument zyrtarë që lëshohen nga institucionet kompetente”, tha ai.Në procesin i cili po mbahet në mungesë, 20 nga avokatët e caktuar sipas detyrës zyrtare ishin pro vazhdimit të seancës në mungesë, përveç avokatit Shkumbin Asllani.Ai kërkoi njoftimin e të mbrojturit të tij për shqyrtimin gjyqësor.“Ndaras nga veprimet e prokurorisë në lidhje me sigurinë e të pandehurve, kam nevojën e verifikimit nëse janë prmbushur në mënyrë të plotë kushtet e nenit 303 respektivisht nëse janë përmbushur obligimet për njoftimin efektiv të të mbrojturit tim për shqyrtim gjyqësor”, tha ai.Ndërkaq, kryetarja e trupit gjykues, Medie Bytyqi tha se Gjykata ka bërë të gjitha përpjekjet ligjore për sigurimin e të akuzuarve, por për shkak se ishte pamundësuar prania e tyre, ka ardhur në përfundim se gjykimi në mungesë mund të zhvillohet.Ajo tha se gjykata është bindur se në rastin konkret janë bërë përpjekje të mjaftueshme për sigurimin e të pandehurve. “Gjykata u ka bërë thirrje të akuzuarve që të dorëzohen. Deri në këtë moment nuk kemi ndonjë informatë nga policia për vendndodhjen e tyre. Gjykata merr parasysh që ka të bëjë me vepër penale krime të luftës”, tha ajo.Ndërkojë, për shkak se seanca filloi një orë pas kohës së paraparë, është dënuar me gjobë avokatja Albana Zogia

Te
TelegrafiIzvorni izdavač

Imaš stručno mišljenje ili uvid iz prve ruke?

Pošalji svoju analizu, reakciju ili repliku i pridruži se mreži nezavisnih autora Balkan.news.

Pridruži se autorima →
Izvor: Telegrafi

Katër nga 21 të akuzuarit për dëbimin me forcë të mbi 800 mijë civilëve shqiptarë nga Kosova gjatë luftës së viteve 1998-’99, raportohet të mos jenë gjallë. Por, kjo ende nuk është vërtetuar me ndonjë dokument zyrtar, për procesin e gjykimit në mungesë.Kjo u bë e ditur në seancën filllestare nga Prokurori i prokurorise speciale të Kosovës, Atdhe Dema, I cili nuk I përmendi emrat për të cilët të pandehur bëhet fjalë. Kjp, derisa konfirmoi se lënda ndaj të dyshuarëve për krime lufte u finalizua pas 3 vjet hetimesh.“Prokuroria speciale pas tre viteve hetim ka dorëzuar në gjykatë përmbajtjen e shqyrtimit gjyqësor në mungesë. Katër prej tyre figuron që kanë nderruar jetë. Megjithatë ne ende sot e kësaj dite nuk kemi pranuar dokument zyrtarë që lëshohen nga institucionet kompetente”, tha ai.Në procesin i cili po mbahet në mungesë, 20 nga avokatët e caktuar sipas detyrës zyrtare ishin pro vazhdimit të seancës në mungesë, përveç avokatit Shkumbin Asllani.Ai kërkoi njoftimin e të mbrojturit të tij për shqyrtimin gjyqësor.“Ndaras nga veprimet e prokurorisë në lidhje me sigurinë e të pandehurve, kam nevojën e verifikimit nëse janë prmbushur në mënyrë të plotë kushtet e nenit 303 respektivisht nëse janë përmbushur obligimet për njoftimin efektiv të të mbrojturit tim për shqyrtim gjyqësor”, tha ai.Ndërkaq, kryetarja e trupit gjykues, Medie Bytyqi tha se Gjykata ka bërë të gjitha përpjekjet ligjore për sigurimin e të akuzuarve, por për shkak se ishte pamundësuar prania e tyre, ka ardhur në përfundim se gjykimi në mungesë mund të zhvillohet.Ajo tha se gjykata është bindur se në rastin konkret janë bërë përpjekje të mjaftueshme për sigurimin e të pandehurve. “Gjykata u ka bërë thirrje të akuzuarve që të dorëzohen. Deri në këtë moment nuk kemi ndonjë informatë nga policia për vendndodhjen e tyre. Gjykata merr parasysh që ka të bëjë me vepër penale krime të luftës”, tha ajo.Ndërkojë, për shkak se seanca filloi një orë pas kohës së paraparë, është dënuar me gjobë avokatja Albana Zogia

Mreža izvora

Učitavamo…

Ovo je sažetak vijesti. Cijeli tekst dostupan je kod izvornog izdavača. Pročitaj na izvornom portalu ↗

Učitavamo…
Kontekstualne leće

✦ Kontekstualne leće

Učitavamo…

Kako je nastao ovaj članak?

Učitavanje podataka o nastanku članka…

Balkan · Puls čitalaca0 glasova

Učitavamo…

Učitavanje diskusije…