Ferizaj lokale13 vjedhje dhe tri raste të dhunës në familje të raportuara gjatë një jave në rajonin e Ferizajt
1 min čitanja
Ferizaj lokale
13 vjedhje dhe tri raste të dhunës në familje të raportuara gjatë një jave në rajonin e Ferizajt
💡 Reakcije čitalacaUčitavamo…
Policia Rajonale e Ferizajt ka bërë të ditur se gjatë javës së kaluar, përkatësisht nga 21 deri më 27 shtator 2026, në rajonin e Ferizajt janë raportuar 13 raste të vjedhjeve dhe tri raste të dhunës në familje.Sipas raportit javor të Policisë, nga 13 rastet e vjedhjeve, tetë janë raportuar në Ferizaj, tri në Kaçanik dhe dy në Shtime.Ndërkohë, gjatë së njëjtës periudhë janë raportuar edhe tri raste të dhunës në familje. Dy prej tyre janë raportuar në Ferizaj, ndërsa një në Kaçanik.Policia ka njoftuar gjithashtu se gjatë kësaj jave ka realizuar urdhëresat e gjykatave, me ç’rast janë arrestuar 35 persona të kërkuar për vepra të ndryshme penale dhe kundërvajtëse.Policia Rajonale e Ferizajt u ka bërë thirrje qytetarëve që të bashkëpunojnë në parandalimin dhe luftimin e kriminalitetit, duke raportuar rastet përmes stacionit më të afërt policor, aplikacionit digjital “Lajmëro Policinë” ose numrave kujdestarë 192, 0290/326-250 dhe 0290/322-406.Sipas Policisë, konfidencialiteti i të dhënave të personave që raportojnë rastet do të ruhet plotësisht. /Telegrafi/
Te
TelegrafiIzvorni izdavač
Imaš stručno mišljenje ili uvid iz prve ruke?
Pošalji svoju analizu, reakciju ili repliku i pridruži se mreži nezavisnih autora Balkan.news.