PraćenoSačuvano
BS
Napiši stav / Postani autor
BS
Albulena haxhiuHaxhiu: Do të qëndrojmë bashkë deri në lirimin e plotë të ish-krerëve të UÇK-së
1 min čitanja
Albulena haxhiu

Haxhiu: Do të qëndrojmë bashkë deri në lirimin e plotë të ish-krerëve të UÇK-së

Reakcije čitalacaUčitavamo…

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka thënë se Kuvendi sot ka shprehur një qëndrim të përbashkët lidhur me aktgjykimin e Dhomave të Specializuara ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit.Haxhiu ka deklaruar se lufta e UÇK-së ishte luftë për liri dhe pavarësi dhe se, sipas saj, kjo e vërtetë nuk mund të zhbëhet nga një aktgjykim.“Lufta e popullit tonë për liri dhe pavarësi, përmes Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ishte një luftë e drejtë. Kjo e vërtetë nuk zhbëhet me asnjë aktgjykim”, ka shkruar Haxhiu.Ajo ka kërkuar që institucionet e Kosovës të veprojnë të bashkuara përmes një strategjie të përbashkët juridike dhe diplomatike.“Institucionet e Republikës së Kosovës duhet të veprojnë të bashkuara, përmes një strategjie të përbashkët juridike dhe diplomatike, për të mbrojtur të vërtetën”, ka thënë ajo.Haxhiu ka theksuar se procesi gjyqësor vazhdon përmes apelit dhe se institucionet do të qëndrojnë të bashkuara gjatë këtij procesi.“Rruga drejt drejtësisë vazhdon përmes procesit të apelit. Ne do të qëndrojmë bashkë në këtë betejë, deri në lirimin e plotë të ish-krerëve të UÇK-së”, ka shkruar Haxhiu. /Telegrafi/

Te
TelegrafiIzvorni izdavač

Imaš stručno mišljenje ili uvid iz prve ruke?

Pošalji svoju analizu, reakciju ili repliku i pridruži se mreži nezavisnih autora Balkan.news.

Pridruži se autorima →
Izvor: Telegrafi

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka thënë se Kuvendi sot ka shprehur një qëndrim të përbashkët lidhur me aktgjykimin e Dhomave të Specializuara ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit.Haxhiu ka deklaruar se lufta e UÇK-së ishte luftë për liri dhe pavarësi dhe se, sipas saj, kjo e vërtetë nuk mund të zhbëhet nga një aktgjykim.“Lufta e popullit tonë për liri dhe pavarësi, përmes Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ishte një luftë e drejtë. Kjo e vërtetë nuk zhbëhet me asnjë aktgjykim”, ka shkruar Haxhiu.Ajo ka kërkuar që institucionet e Kosovës të veprojnë të bashkuara përmes një strategjie të përbashkët juridike dhe diplomatike.“Institucionet e Republikës së Kosovës duhet të veprojnë të bashkuara, përmes një strategjie të përbashkët juridike dhe diplomatike, për të mbrojtur të vërtetën”, ka thënë ajo.Haxhiu ka theksuar se procesi gjyqësor vazhdon përmes apelit dhe se institucionet do të qëndrojnë të bashkuara gjatë këtij procesi.“Rruga drejt drejtësisë vazhdon përmes procesit të apelit. Ne do të qëndrojmë bashkë në këtë betejë, deri në lirimin e plotë të ish-krerëve të UÇK-së”, ka shkruar Haxhiu. /Telegrafi/

Mreža izvora

Učitavamo…

Ovo je sažetak vijesti. Cijeli tekst dostupan je kod izvornog izdavača. Pročitaj na izvornom portalu ↗

Učitavamo…
Kontekstualne leće

✦ Kontekstualne leće

Učitavamo…

Kako je nastao ovaj članak?

Učitavanje podataka o nastanku članka…

Balkan · Puls čitalaca0 glasova

Učitavamo…

Učitavanje diskusije…