Foto: TelegrafiIz objave izvora
Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës, Besnik Tahiri, ka kritikuar atë që e cilësoi si “injorim të situatës reale” lidhur me zgjedhjen e presidentit të Kosovës.Në një deklarim për media pas seancës plenare, Tahiri tha se më 6 tetor vendi do të përballet me një vendim të rëndësishëm – vazhdimin e procesit institucional ose shkuarjen në zgjedhje.“Është e pakuptueshme dhe e paakceptueshme që ne të mos flasim për problemet reale”, tha Tahiri.Ai kërkoi më shumë seriozitet dhe reflektim politik, duke theksuar se kanë mbetur edhe tetë ditë deri në afatin për presidentin.“Sot Kosova ka nevojë për seriozitet, ka nevojë për reflektim, për shkak se kanë mbetur edhe 8 ditë deri te një vendim. Nuk shoh proces serioz, nuk shoh reflektim të situatës çka ka ndodhur më 16 shtator, shoh vazhdimësi të një situate e cila po na përsëritet”, deklaroi ai.Tahiri foli edhe për Deklaratën e Kuvendit lidhur me aktgjykimin e Dhomave të Specializuara ndaj ish-krerëve të UÇK-së.Sipas tij, deklarata përbën zotim të përfaqësuesve të popullit për angazhim institucional lidhur me këtë çështje.“Është zotim shtetëror i përfaqësuesve të popullit që padrejtësia, angazhimi i shtetit dhe nevoja e unifikimit në këtë temë të rëndësishme për lirinë dhe ata katër burra atje që janë është jetike”, u shpreh Tahiri. /Telegrafi/
Ovo je sažetak vijesti. Cijeli članak pročitajte na Telegrafi.
Objasni ovaj članak
Otvorite jedan od pregleda ispod za sažete, citirane odgovore izvedene iz podataka koje BalkanNews prikuplja o ovom članku.
Kako doživljavaš ovu vijest?
Učitavanje reakcija…
Učitavanje ankete…
Hronologija
Učitavanje hronologije.
Ključne tvrdnje
Provjera ključnih tvrdnji još nije dostupna za ovaj članak.
Mapa izvora
Kako je nastao ovaj članak?
- Učitavam podatke o nastanku članka.