LdkÇështja e presidentit, Lushaku-Sadriu: Jemi të gatshëm të japim kontribut
2 min čitanja
Ldk
Çështja e presidentit, Lushaku-Sadriu: Jemi të gatshëm të japim kontribut
💡 Reakcije čitalacaUčitavamo…
Shefja e Grupit Parlamentar të LDK-së, Jehona Lushaku-Sadriu, ka deklaruar pas përfundimit të seancës së Kuvendit se partia e saj mbetet e gatshme të kontribuojë në procesin e zgjedhjes së presidentit dhe funksionalizimin e institucioneve.Ajo tha se shmangia e zgjedhjeve të reja është e rëndësishme për LDK-në, por theksoi se për këtë nevojitet vullneti i të gjitha partive politike.“Do të jemi me vullnetin maksimal që t’i konkretizojmë hapat që të kemi zgjidhje për secilin problem, që institucionet të funksionojnë. Si parti kemi thënë që është e rëndësishme t’i shmangim zgjedhjet, por kjo kërkon vullnetin e të gjitha partive”, tha Lushaku-Sadriu.Ajo theksoi se LDK-ja nuk ka marrë qëndrim pro apo kundër ndonjë kandidati konkret për president, por është e gatshme të kontribuojë në këtë proces.“Ne nuk jemi në situatë që mund të themi që jemi pro ose kundër një kandidati. Por jemi të gatshëm që të kontribuojmë për zgjedhjen e presidentit”, u shpreh ajo.Lushaku-Sadriu tha se LDK-ja ka marrë pjesë edhe në bisedimet politike për këtë çështje, me synimin që Kosova të ketë institucione funksionale.Duke folur për Deklaratën e Kuvendit lidhur me aktgjykimin e Dhomave të Specializuara, ajo vlerësoi përfshirjen e komenteve të të gjitha partive politike në tekst.“Dëshirojmë të kontribuojmë që Kosova të jetë shtet i pavarur dhe me liri. Të funksionojë në institucionet e saj të pavarura. Është e rëndësishme që të jemi në ballë të detyrës”, tha ajo.Sa i përket projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara, të propozuar nga PDK-ja, Lushaku-Sadriu tha se duhet të shqyrtohen të gjitha procedurat ligjore para se të merret qëndrim për të. /Telegrafi/
Te
TelegrafiIzvorni izdavač
Imaš stručno mišljenje ili uvid iz prve ruke?
Pošalji svoju analizu, reakciju ili repliku i pridruži se mreži nezavisnih autora Balkan.news.