PdkPDK përshëndet miratimin e deklaratës për Specialen: Radha tash është e ndryshimeve në ligj
2 min čitanja
Pdk
PDK përshëndet miratimin e deklaratës për Specialen: Radha tash është e ndryshimeve në ligj
💡 Reakcije čitalacaUčitavamo…
Partia Demokratike e Kosovës ka përshëndetur miratimin e deklaratës së Kuvendit lidhur me aktgjykimin e Dhomave të Specializuara në Hagë ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit.Në një njoftim, PDK-ja ka falënderuar grupet parlamentare për mbështetjen dhe harmonizimin e tekstit të deklaratës, e cila ishte propozuar nga grupi parlamentar i kësaj partie.“Sot, Kuvendi shprehu qëndrimin e tij për mbrojtjen e së vërtetës së luftës çlirimtare dhe kundërshtimin e aktgjykimit që e vlerëson të padrejtë. Ky është një hap i rëndësishëm i vullnetit të përbashkët politik. Tani ai vullnet duhet të kthehet në veprim konkret”, thuhet në njoftimin e PDK-së. Kuvendi miraton deklaratën për aktgjykimin e Speciales, në mbrojtje të UÇK-së Partia ka kërkuar që hapi i radhës të jetë miratimi i ndryshimeve në Ligjin për Dhomat e Specializuara, projektligj ky i propozuar nga PDK-ja.“Radha është e Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara, të propozuar nga PDK. Kërkojmë nga Qeveria që ta procedojë pa vonesë në Kuvend dhe nga të gjitha grupet parlamentare që ta trajtojnë e votojnë me urgjencë”, thuhet më tej.Sipas PDK-së, deklarata e miratuar nga Kuvendi përbën qëndrim politik, ndërsa votimi i projektligjit do të ishte “hapi i radhës” për veprim institucional.“Deklarata shpreh qëndrimin e Kuvendit. Votimi i ligjit është hapi i radhës për t’i dhënë përgjigje institucionale kërkesave që kemi ngritur”, thekson PDK-ja.Në fund, kjo parti ka thënë se do të vazhdojë angazhimin për mbrojtjen e luftës së UÇK-së dhe për një proces të drejtë ndaj ish-krerëve të saj.“Sot u dëshmua se mund të ndërtohet vullnet i përbashkët për mbrojtjen e vlerave tona. Tani kërkojmë që i njëjti vullnet të dëshmohet edhe në votimin e ligjit”, përfundon njoftimi. /Telegrafi/
Te
TelegrafiIzvorni izdavač
Imaš stručno mišljenje ili uvid iz prve ruke?
Pošalji svoju analizu, reakciju ili repliku i pridruži se mreži nezavisnih autora Balkan.news.